Poezi nga Fiqirete Kukli

Poezi nga Fiqirete Kukli
 
 
NJË COPË QIELL
 
Një copë qiell i vesha trupit
aq do deti im
Ai lumturohet se ngjyrën e kam njësoj
Jemi tre:
Unë mes detit e qiellit,
mes diellit dhe ujit
mes valëve dhe rrezeve,
mes krahëve ëe tyre
Une, grua e veshur me copë qielli!
 
 
 
VJESHTA E HUMBI!
 
Orë, ditë e muaj ikën
e do ikin akoma
 
Ikin…
 
Nuk dëgjohet askund
kënga e zogut në maj
 
Vjeshta e humbi
e mori me gjethet.
 
Era e shtyu tutje
për mos ta dëgjuar unë
dimrit po ja dërgon
për ta ngrirë…
 
 
 
SHI I DASHURUAR
 
Shiu nuk mu nda sot
Nuk e di pse…
U dashurua me mua
apo me fytyrën e zymtë
Ah po…
Aty po puth lotët..
Shi i dashuruar me lotin tim..
 
 
 
***
 
Kur të iki…
Një vend bosh do le
S’ ka gjë
Një lot hedhur portës
S’ ka gjë
Një dorë munguar faqes
S’ ka gjë
Një yll me shumë qiellit
S’ ka gjë
Pranë hënës do prehem
S’ ka gjë
Ditët me shi të çoj lotin
S’ ka gjë
Mëngjesit të puth me diellin
S’ ka gjë
Shpirtin ta le ty
S’ ka gjë
Atje nuk më duhet…
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s