Poezi nga Nikollë Loka

Poezi nga Nikollë Loka

 

Rikthim

Në pranverë,
më mjafton pak qiell
për tu mbështjellë,
dhe një urë
për të kaluar
nga gjumi zgjuar.

Në verë
më mjafton shumë diell,
dhe shumë qiell,
atje ku ndizen yje të shuar,
dhe kthehet nostalgjik
dheu i lehtë,
ai shpirt i shenjtë,
që e shkel me duar.

 

Projeksion

Projektohet ikja,
mbi vija,
drejtëza, lakore,
bjerrje,
deri në pamundësi për kthim.
Projektohet ardhja,
mbi pika e numra
në fusha orësh,
stacioneve
ku mblidhen pelegrinë.
Ikje deri atje
ku s’iket më përtej,
ardhje
deri te dhimbja,
që të dhimbset
me e shkel.

 

Kohë e pafajshme

Një mirupafshim
ishte fjala e fundit,
drita u plak,
vranësirë,
rrezja e diellit
përmallshëm,
po shuhej diku larg
pa lamtumirë.

Iku dhe ai çast
i mbetur pezull,
meteor që sillet
në orbitë,
si një premtim
i vetëprangosur,
iluzion që vjen,
e thotë:Më prit!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s