PORTRETE / Poezi nga Iliaz Bobaj

Poezi nga Iliaz Bobaj

 

PORTRETE


GJERGJ KASTRIOTI – SKËNDERBEU

Kryeheroi i kombit tonë,
Gjergji i biri i Kastriotit.
Me emrin e tij të shenjtë,
unë i krenohem edhe Zotit.


NËNË TEREZA

Në shekuj,
popujt kanë nxjerrë
dhe do të nxjerrin engjëj,
të shenjtë për besimtarët.
Kryeengjëllin,
Nënë Terezën,
e kemi nxjerrë ne, shqiptarët.


ISMAIL QEMALI

Fryjnë erëra të marra,
po ti mos u tut, he burrë !
Një kombi si kombi ynë,
s’i tunden themelet kurrë.


ISA BOLETINI

Përkrah Ismail Qemalit,
si dy krerë të shqiponjës,
të gjallë iu mban historia,
ju,dy legjendat e Vlorës.


ABDYL FRASHËRI

Për atdhenë fale gjithë ç’kishe,
s’t’u dhimbs vetja, pasuria,
se flori përmbi florinë,
për ty ishte Shqipëria.


SAMI FRASHËRI

Për të huajt,
je i dituri i të diturve.
Për ne,
dituria vetë.
Përfundimi është i qartë:
guri i rëndë,
peshon më shumë në vendin e vet.

 

NAIM FRASHËRI

Vargjet e tu të bekuar,
me aromë Shqipërie,
mu në zemër i kam shkruar,
si bekim prej perendie.

* * *

Flaka e qiririt tënd,
e pashuar, e patretur,
kombit që deshe aq shumë,
do t’i ndrijë diell në shekuj.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s