SI QYRK PER DITËT QË DO VINË / Poezi tanka nga Vladimir Avdulla Muça

SI QYRK PER DITËT QË DO VINË

 

Poezi tanka nga Vladimir Avdulla Muça

 

***

Nëntori kaloi,
Dimëri afroi.
Nata si rrobë e shajaktë
Më fishet këtë dhjetor,
Nën lëkurë ndjeja plakjen.

 

***

Bie borē anembanë,
Hëna gjumëron kallkan;
Djepi i borës
Nën ninullën vrastare
Rreth syve më hedh temjan.

 

***

Ngado ngricë,
Gurët tkurren në mërdhi;
Era marroqe e veriut
I bie kselofonit
Varur nën çati.

 

***

Bora pushtoi majat
Vēshtrimin mbi to e tres,
Ngado me ngulm ngre leqe
Çdo gjē në të bardhë e vesh;
Misërishte në këmbë s’mbet.

 

***

Fundi i vjeshtës.
Daullet ngado oshētijnë,
Hambarëve ska vend për hije;
Karrot s’marrin dot frymë
Në rrugët drejt shtëpive.

 

***

Zgjim dimërorë.
Një merimangë çapitet
Të endë pelhure mbi derë;
Tufa e reve nga mali
Mbi te zë të përmjerë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s