Fundi i Ankthit / Tregim nga (Hamdi) Erjon Muça

Fundi i Ankthit

 

Tregim nga (Hamdi) Erjon Muça

Ja ku jam! Më në fund në Prishtinë, duke shëtitur nëpër rrugët e sajë, duke thithur ajrin mbi Prishtinë. Hera e parë në truallin shqiptarë të Kosovës. Pak e vonuar kjo vizitë dhe nuk më falet. Nuk më falet ngaqë unë e mbaj veten si një njeri me ndjenja të forta nacionaliste. Në fakt kisha kohë që mendoja të vizitoja kosovën, por kur kthehesha në Durrës nuk më dilte koha kurrë, madje as për tu çmallur me durrësin. Kurse këtë vit shkas më shumë u bë miku im fisnik Anton Nikë Berisha.
– Nëse do më ecë gjithçka mirë i nderuar profesor këtë vit do vij të të takoj në Prishtinë! Do vi qoftë edhe për një kafe.- I thashë mikut tim në një nga të shumtat biseda telefonike.
– Ti veç eja në Prishtinë por sa për të tjerat as mos mendo.- Ma ktheu me ëmbëlsi Baca Ton.
Dhe ja ku jam!
Më mirë vonë se kurrë: thotë populli. Po e përdor këtë shprehje megjithëse nuk më pëlqen, pasi është një shprehje që mundohet të minimizojë gabimin. E për mua gabimi është thjeshtë gabim.
Po ecnim nëpër rrugët e Prishtinës, që nga zona e çarshisë së vjetër në drejtim të qendrës së prishtinës. Ime shoqe me fëmijët dhe me vajzën e Profesorit përpara kurse unë me baca Tonin pas, duke folur: për tu njohur më shumë, për të fosrcuar miqësinë tonë të re. Duke ecur ngadalshëm u futëm tek shëtitoria kryesore e Kryeqytetit. Ajo niste me Shtaoren e Ibrahim Rugovës, të cilën unë nuk mund ta lija pa e fotografuar dhe përfundonte tek sheshi i madh përpara grandit: hotelit madhështor dhe të vjetër të Prishtinës.
Ah se harrova! Pak para se të dilja për shëtitjem time të pas darkës dola në dritaren e hotelit ku po qëndroja. Në të gjithë shtrirjen e Prishtinës, që dukej e mrekullueshme në atë buzëmbrëmje Gushti, më goditën vëmendejen majat e minareve të shumta. Ishin një pafundësi, vetëm në afërisnë e vështirmit tim, numërova tetë minare. (Kurse tek ne në shqipërinë zyrtare minaret apo edhe këmbanoret janë tepër të pakta. Kjo falë shpëlarjes shpirtërore që komunzimi i bëri vendit tim. Por e hoqa mendjen nga politka, të paktën këtu në Prishtinë nuk dua të merrem me të. Merremi shumë me politikë duke harruar gjithçka tjetër të rëndësishme që rrethon jetët tona. Ja është një psikozë e rrezkshme kjo e jona, pak sa nisim të mendojmë për politkën, mendja jonë nis rrotullon mendime boshe rreth sajë. Ndofta ato orët politke në shkollë të martën në mëngjes që në orën e parë, ka dhënë efektet e veta anësore. Ja ja! Është e pamendueshme kjo që më ndodh. Por mjaft tani jam në Prishtinë dhe dua të mendoj vetëm për të. )
Nga të gjithë qytetet e rrëmujshme shqiptare, kjo e bënte të veçantë Prishitnën time……
Shëtitoria ishte plot e ndanë sajë kishte shitësa ambulantë që shisnin, fara luledielli, lesh sheqeri, paketa cigaresh, çakmakë, e pas jo shumë pamë edhe dy apo tre tezga ku shiteshin librat.
– E sheh Erjon se si shiten nëpër rrugë librat, në Prishtinë.- Më tha profesori im mendueshëm. E mua më erdhi në mendje shprehja e magjikut Marquez: fundi i botës do të vijë kur njerëzit të udhëtojnë në vagonët e klasit të parë dhe librat në vagonën e mallrave. Mesa duket Marquezi nuk e kishte marrë parasysh mundësinë e shitjes së librave në rrugë. Nuk ja thashë profesorit këtë, pasi mu duk sikur do e lëndoja edhe më shumë nga ç’e lëndonte pamja që kishim përballë. Dhimbje ndjeja unë që sapo e kam nisur rugëtimin tim magjik përmes rrugëve të letërsisë e jo më ai, që librave dhe letërsisë i ka kushtuar të gjithë jetën e vet.
– Edhe në Durrës, në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Sarandë shiten librat rrugëve i dashur profesor. Madje edhe në Paris në trotuaret buzë Senës kishte shitasa ambulantë që shisnin gravura e libra atikë.- Këtë të fundit, të Parist, ja kurseva Profesorit tim të dashur. Nuk mund ta lodhja me ironinë time idiote, mjaftonte ironia makabre që kishim para syve.
Gjithë ato kopetina që shihnin sy shqyer djemtë e vajzat me në duar I phon-ët e tyre që injoronin gjithçka. Bredësitë e tyre monologonin me veten, vetëm një pakicë e vogël do kishte fatin të dialogonte me ndonjë lexues. Të tjerët do flisnin me vete, si të sëmurë kronikë, mysafirë të përhershëm të reparteve psikiatrikë, deri në ditën e tyre të fundit në këtë botë që shpejton të teknologjikohet sa më shpejt. Edhe këtë reflektim të shkurtër ndoshta bëj gabim që e shkruaj! Ndoshta unë gabohem kur mendoj se botës po i vjen fundi ngaqë askush nuk lexon më! Ndoshta në jetën tonë të ardhshme do të kenë më shumë vlerë thashetheme e kafeneve dhe të internetit se sa fjalët e shkruara ndër libra.
Bashkë me profesorin ju afruam njërës nga tezgat dhe pasi ai u përshëndet me djalin që shiste më prezantoi.
– Ky është Erjon Muça, Shkrimtar nga Durrësi. – Unë vetëm buzëqesha duke i dhënë dorën atij djalit, por nuk fola, nuk doja ta kundërshtoja profesorin.
Për çfarë ta kundërshtoja?
Për atë që më prezantoi si shkrimtar. Unë nuk e pranoj një gjë të tillë. Shumëkush mund të marrë për znobizëm, por nuk është ashtu. Unë e them ndershmërisht, nuk e quaj veten shkrimtar. Për mua më mirë do të ishte të më quajnë rrëfimtar i asajë që shoh që ndjej, e shumta e shumta shkrues.
Shkrimtar më duket një barrë tepër e rëndë, për të mos përmendur faktin se shkritarët janë shtuar së tepërmi, të paktën në vendin tonë dhe të paktën kohëve të fundit. Vetëm gomarit të gjorë ja vënë smarin me pahir kurse ne njerësit jemi në djendje të themi edhe jo, nëse një samar, sado i bukur që të jetë, nuk na pëlqen mbi kurriz.
Unë e pyeta djalin në kishte ndonjë libër të Turgenievit dhe ai më solli etër dhe bij. U gëzova pa masë, pasi doja pa tjetër të njihesha me këtë shkrimtar. Kurse profesori më këshilloi dy libra të shkrimtarit Adullah Zeneli. Mi këshilloi! Në fakt ai mi bleu dhe mi dhuroi ato dy libra që bashkë me dy librat që më dhuroi shkrimtari Jusuf Buxhovi bëheshin katër.
Ja mu duk sikur kopertinat e tyre shkëlqyen edhe më shumë në çastin kur unë i mora ndër duar. Të paktën ato nuk do prisnin në ankth që dikush ti merrte për të dialoguar me ta.
Ankthi i tyre tashmë kish marrë fund…….

28-09-2014
Pisa Itali

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s