Poezi nga Josif Gegprifti

Poezi nga Josif Gegprifti

 

N d j e n j a……

Sa zhurma dëgjojmë,
sa tinguj të çakorduar nëpër rrugë,
Shqetesohemi….
stresohemi,
revoltohemi…
flasim,bërtasim
dhe jeta vazhdon e rrjedh,
në pamje si një lumë i qetë.
E çfare ndjejme ne kete jete?
Ku është ndjenja,
ndjenja që është gjithçka,
ndjenja që është njerëzore,
e bukur e qiellore?
A nuk është bukur,
kur në mes një pylli të gjelbëruar,
dëgjon cicërimën e një zogu?
A nuk është trishtim,
kur sheh një gjethe që bie duke u dridhur?
Shkëputje nga jeta………
Jetoni me ndjenjën!
Ndjenja është frymëmarje,
është jetë e gjallë shpirtërore.
Ajo të bën të jetosh jetën,
këtë jetë që është kaq e shkurtër?
Sa e çmuar qënka jeta!
Sa e bukur!
Edhe pse na është dhënë
vetëm një herë për ta jetuar.
Jeta, nuk do kishte kuptim pa ndjenjat!
Një natë lexova një mesazh :…
…Eja, eja sa më shpejt,
dua të jetoj,
eja, eja më puth
me ndjenjën e zjartë të dashurisë
e cila
më bën të jetoj e të ndjej jetën…
U befasova me këtë thënie!
Të nesërmen
kisha harruar çdo gjë
nga dita e kaluar,
çdo gjë,
vetëm mesazhin jo,
mesazhi ishte një ndjenjë
që jetonte me mua…

 

E doja gërshetin tënd

Deshi Zoti që u dashuruam të dy,
Apo ishte vetëm ëndrra ime?
Kur të thashë të dua,më pe në sy
E me vështrime pushtove zemrën time.

Erdhe atë natë porsi një engjëll
Dhe mbete aty në ëndrrën time,
më fole e qeshur me zënë e ëmbël
dhe më mbushe shpirtin me gëzime.

Për herë të parë në jetën time,
E ndjeva veten plotësisht i lumtur,
Ah sa i doja ato vështrime
Dhe gërshetin tënd të thurrur bukur.

 

Fshati im në kodrinë

Jam nisur për të ardhur tek ty,
Fshati im i vogël në kodrinë,
Jam pranë teje, të kam në sy,
Ja, tani po shoh dhe shtëpinë.

Muzgu fshatin ka mbulur,
Bariu dhentë në fshat shpërndan,
Nata e errët po bie nxituar,
Një mëz i bardhë po vrapon revan.

Sa mall kam të rri me fshatarët,
Rakinë e kumbllës me miqtë ta pi,
Kam mall të dëgjoj kur këndojnë mokrarët
Dhe unë iso të mbaj ashtu si di.

 

Mbrëmë pashë një yll

Mbrëmë, kur nata po largohej,
pashë një yll që ndriçonte,
një zë i ëmbël diku dëgjohej,
drita e yllit qytetin mbulonte.

Si një zog qiellor ai ndriçonte,
në agimin që po vinte ngadalë,
ah sa shumë që dëshironte,
të lundronte mbi liqenin me valë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s