Poezi nga T. S. Eliot / Shqipëroi: Vasil Çuklla

Poezi nga T. S. Eliot

 

Ditari praktik macëror, i Plakut – Posum

Analizë mbi Emrin e Maceve

Të pagëzosh mackat, është punë, që kërkon fre
S’është punë mendjelehtish, pa, nuk bëhet rrufe
Nuk jam aspak i çmendur, nuk bëj shaka, për be
Macja do tre emra… dhe jo më pak nga tre!
Një që ta thërrasim, në familjen e saj…
Le të themi, Viktor, August, Xhorxhina, Ipokrat
Le të themi Merlin, Xhonathan, Alonso, Madalena
Emra të përditshëm, jo të trisht dhe të ngratë.
Të gjeni më të mirë, gjithë mundësitë i kini
Emra xhentëllmenësh, të tjerë emra për zonja
Le të themi Platon, Admetus, Elektër e pafaj
Janë emra të përditshëm, gjithkush mund t’i ketë
Një mace do patjetër, të ketë emrin e sajë.
Emri i dytë i maces, të jetë krejt i veçantë
Të mundet për së larti, gjithë botën të vështroj
Të ngrehur të mbajë bishtin, përpjetë, në çdo rrethanë
Për macen të jetë emër… dhe maces t’i ngjasoj:
Pllangashe pushatore, Lëpirës, Çoçorok…
Dhe shumë të këtij lloji do të mundem, t’ju kujtoj:
Qeramidhekuqja, Laraman i pashok!…
Tej nga të dy emrat, ekziston dhe një tjetër
Emri i veçantë, i treti, i burguar:
S’ ka njeri ta dijë, nuk shkruhet në letër
Dhe macja njeriut, kurrë s’ja ka treguar.
Kur macen t’ju qëlloj, ta shihni nemitur
Ky do të jetë shkaku, ju lutem, më besoni:
Në mendime pafund gjëndet, e tejmbytur
Për emrin që s’lakohet
Të palakueshmin emër
Për të fshehtin emër, magjepsur, fanitur!

 

Shqipëroi: Vasil Çuklla

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s