Dy vocërak të varfër – Zaharulla Gaitanaqi / Shqipëroi: Vasil Çuklla

Poezi nga Zaharulla Gaitanaqi

 

Dy vocërak të varfër

Në mes të ftohtit po qëndrojnë, me duart krejt të ngrira
dy vocërrak mbetur bonjak – kështu e desh natyra!

S’e ngopën kurrë barkun me bukë, nuk i la varfëria
është jeta tejet e vështirë, ndoshta nga vet uria!

Shikojnë fëmijët tek vërshojnë, mbas shkolle, kaq të dlirë
trishti i ze, tek ngjajnë kaq shumë, me harabelin, ngrirë

që fati s’e la në fole, por endet, gjithë vetmuar
edhe qetohet , veç atëherë, kur zgavër gjen, lumuar

Të ftohtit dridh, të ftohtit ngjeth, mes dimrit të përkorë
ndoshta i gjejnë, në një mëngjes, të ngrirë mbi dëborë!

 

Shqipëroi: Vasil Çuklla

 

ΔΥΟ ΦΤΩΧΑ ΠΑΙΔΙΑ

Μέσα στο κρύο στέκονται με χέρια παγωμένα,
δυο αδελφάκια ορφανά, απ’ τη Μοίρα χτυπημένα.

Φαγάκι δεν χορταίνουνε, η φτώχεια δεν τ’ αφήνει,
είν’ η ζωή τους δύσκολη, χτυπήματα τους δίνει.

Βλέπουν τα άλλα τα παιδιά να επιστρέφουν σπίτι
και θλίβονται που μοιάζουνε σαν το φτωχό σπουργίτι,

που πια δεν μένει σε φωλιά μα τριγυρνά μονάχο
και ξεκουράζεται, αν βρει, κάποιο άνοιγμα σε βράχο.

Το κρύο είναι τσουχτερό και το κορμί παγώνει,
ίσως τα βρουν κάποιο πρωί, νεκρά πάνω στο χιόνι.

ΖΑΧΑΡΟΥΛΑ ΠΑΝ. ΓΑΪΤΑΝΑΚΗ
(Ζώνη Αρκαδίας, 15/12/2017).
[Poor children, painting by Fedor Sychkov.]

NËSE DO TË MBIJETOJMË (Për Ditën Botërore të Emigrantëve) – Κristos TUMANΙDHIS / Përktheu: PETRO ÇERKEZI

Poezi nga Κristos TUMANΙDHIS   NËSE DO TË MBIJETOJMË Për Ditën Botërore të Emigrantëve “Më jep këtë të huaj, që foshnje i braktisur prej botës” Tani që humbëm atdheun dhe fëmijët, refugjatë tashmë, kërkojmë shkaqet. Gabimet. Një perspektivë, ndoshta. “Të … Continue reading

Dr. Ezhil Vendhan

Dr. Ezhil Vendhan Dr.Ezhil Vendhan is a celebrated poet from India. Some of the international honours he has been bestowed are ‘World Laureate in Literature 2017’ by World Nations Writers’ Union, ‘Fellow of the Regal World of Scribes’ and ‘The … Continue reading

Poezi nga Arjola Zadrima

Poezi nga Arjola Zadrima   Prrallë rrencake Tana kalojnë n’jetë, hapat kambadoras, kacnakët e frymë, kicat e parë, andrrat n’panine me djathë. Ethet kalojnë, ndër duert e babës, napat e qelibarta të nanës, faqet brumçe, buzët topolake, g’jujt e vramë … Continue reading

Shmangja e kodeve letrare dhe arkitektura e re e një romani ( Disa vëzhgime letrare mbi romanin ” Ora e Zooparkut” e Mjeshtrit të Madh Zija Çela) / Nga: Vladimir MUÇA

Shmangja e kodeve letrare dhe arkitektura e re e një romani ( Disa vëzhgime letrare mbi romanin ” Ora e Zooparkut” e Mjeshtrit të Madh Zija Çela) “Vlerat në letërsi, sikur se në jetë,  më të shumti kanë të bëjnë … Continue reading