MURGESHA QË THEU TABUTË / Nga Lela Kokona Dardha

MURGESHA QË THEU TABUTË

 

Nga Lela Kokona Dardha

Ishte një mëngjes i ftohtë tetori. Shiu binte rrëke. Hera sapo kishte zbritur nga trageti ,endej nëpër rrugë pa drejtim për të gjetur një strehë .Ndjente gëzim, entusiazëm që do të shkollohej në një nga shkollat më të mira të Italisë, por buzëqeshja i ngrinte në buzë kur kujtonte se, po mos të gjente ndonjë punë, nuk do të kishte mundësinë të paguante qeranë .Kjo gjë e privonte të ndjente tërë kënaqësinë e këtij fati, për të plotësuar ëndrrat e saj për jetën.
— Bota është shtëpia e të gjithëve, dua ti shoh të gjitha ngjyrat e saj, të hap diapazonin tim ,për të zgjedhur vetë rrugët e jetës duke u mbështetur në forcat e mia me dinjitet,– mendonte Hera, pa ndjerë tërë atë shi që po e qulloste .Sytë i vajtën te një ndërtesë e vjetër.I erdhi një buzëqeshje që i ndriti tërë fytyrën.
— Ah, sa mirë, kjo duhet të ketë qera të ulët..,– mendonte e falenderonte fatin e saj.
— Thonë, që fukarenjtë kanë më shumë të zhvilluar sensin e humanizmit,sesa ata që kanë e nuk ngopen kurrë.Ata kanë boll, por çedo,që nuk i shijojnë si duhet po i groposin e vdesin fukara dhe në shpirt. Shpresoj të mos më lërë në baltë intuita ime,– mendonte me vete Hera.Iu afrua derës duke qëndruar mendueshëm.Piklat e shiut rrëshqisnin tatëpjetë xhamit dhe mbi shkronjat e një cope letre të vendosur nga brenda derës ku shkruhej:
— ” Jepet dhomë me qera” — Dalloi se muri brenda kishte njolla të lagështa.Trokiti disi e dyzuar.Nuk vonoi shumë dhe dera u hap me aq furi, sa një zile e vogël që varej mbi të , nisi të tingëllonte shqetësueshëm dhe mezi pushoi ajo zhurmë .
— Oh, këtu jetoka ndonjë plak i vetëm që nuk dëgjoka mirë nga veshët, — mendoi me vete .Në derë u duk një plak i vjetër me një xhup të pluhurosur ,i dobët e me një kurriz të rrumbullakosur,me një çehre të zbehtë e që mezi merrte frymë. Mbi hundë i rrinin një palë syze të vogla të rrumbullakta e me një bisht të këputur.,por në kundërshtim me ngutjen e mëparshme,qëndroi në mes të derës së hapur duke e dëgjuar me durim mënyrën e çalë të të folurit të gjuhës italiane të Herës.
— Përshëndetje zotëri ! Po interesohem për një dhomë me qera. Nuk di nëse më mundësoni ju një të tillë?
— Hajde moj vajzë hajde !– iu përgjigj me një zë të butë e të zgjatur.Arredimi i shtëpisë tregonte forcën financiare të asaj shtëpie. Ajo ishte vërtet një shtëpi e varfër, por muret e saj kishin një pasuri të madhe. Muret të veshur me rafte gati sa një bojë njeriu e që ishin mbushur plotë me libra të ndryshëm . Aty mund të gjeje vepra të autorëve të mëdhenj ,si Balzak, Dostojevski, Cvajgu, Tolstoi, Drajzeri, Kamy etj…por, kurioziteti më i madh i lindi kur i ranë në sy disa libra të vegjël me kapak lëkure e me shpina vezulluese nga shkronjat e arta.Ndërkohë ai vazhdonte të pinte duhan me llullë të harkuar,e cila i varej në një cep të buzës duke i’a shtrembëruar kështu gjithë gojën.Mbi gjunjë mbante një libër dhe gishtin tregues të dorës së majtë e kishte futur mes faqeve, si punë shenje.Sakaq i hoqi syzet me dorën e djathtë duke e soditur vajzën ,që i rrinte përballë e që pikonte e tëra nga shiu. .E sodiste duke picërruar sytë,gjë që ia shtonte pamjen e egër.
— Dëgjo moj vajzë, unë si honeps dot vajzat, të çajnë kokën me llafe. Hera tundi kokën në shenjë pohimi dhe nisi të dilte,por sesi iu shkrep në kokë që t’i jepte një përgjigje :
— Po unë nuk jam një e tillë zotëri!– Ai ngriti sytë avash duke hequr syzet për të dytën herë.
— Mirë– mirë, po ,akoma s’ja ke mbathur ti? i foli duke vënë buzën në gaz.
— Aha,mirë ! — u shtir si i habitur duke rrudhur vetullat.Ajo shkundi pak supet dhe u mat të ikte.
— Po ti s’ ditke as të sillesh, ndryshe do ishe prezantuar se kush je,– u dëgjua sërish zëri i tij ,ndërsa pa se ajo vërtet po ikte.
— Unë jam një shqiptare që kam ardhur të vazhdoj fakultetin këtu . Quhem Hera,– i tha ajo.
— Ç’ emër i çuditshëm me katër shkronja !. Ai shfryu ca shtëllunga tymi dhe vazhdoi. – -Ç’është kjo Hera? Ka ndonjë kuptim apo këputja kot ?– e pyeti me një ton ironik.
–Jo, kam lexuar rreth gjenezës së emrit tim. Besoj se ju keni dëgjuar për Zeusin,që ishte sunduesi i qiellit dhe i tokës, babai i njerëzimit dhe zotave të tjerë.Ai konsiderohet si më i madhi dhe i pavdekshmi nga të gjithë zotat e tjerë të Olimpit. Bashkëshortja e tij quhej Hera.– iu përgjigj ajo.
— Aha, mos je dhe ti një nga ata fëmijët e jashtëligjshëm që kishte aq shumë ai?Hë se harrova ; A e di ti se ai kishte dhe një grua bukuroshe që quhej Evropë? Në shenjë të mirënjohjes për dashurinë e saj ,kontinentin tonë e emërtoi me këtë emër ? Mirë– mirë, e lëmë këtë histori.Në çast tingëlloi zilja e telefonit. Ai u ngrit me ca mundim,duke u çapitur deri te telefoni.Hera përfitoi nga rasti ,u largua pa u ndjerë tek një deriçkë që ndante dy dhomat. Qëndroi në heshtje duke menduar se ç’ishin gjithë ato pyetje? E kishte shumë zët kur e shtrydhnin kësisoj.Faqet i ishin skuqur nga sikleti .Ai uli receptorin e telefonit dhe iu drejtua Herës :
–Nuk më dukesh se je kaq e heshtur sa dukesh. Më dukesh si një vullkan i moçëm që shpërthen vazhdimisht në heshtje,duke u bërë hi. Digjesh përbrenda ,pa nxjerrë tym të dukshëm jashtë. Megjithëse çdo lënd duron një shkallë të caktuar trysnie,përtej së cilës është e pamundur një rritje e mëtejshme.Uji ka pikën e vlimit, metalet pikën e shkrirjes kështu ,as dukuritë shpirtërore nuk bëjnë përjashtim nga ky ligj i pashmangshëm.Kur mbushet kupa buzë për buzë nga dhimbja e trishtimi sa ajo nuk nxë më asnjë pikë më tepër ,derdhet,fillojnë e avullojnë trutë, logjika,thellësia e mendimit, s’ka më asnjë llojë mase, sensi… Ndërsa mua, më mjaftonë ajo botë e brendshme e nuk nxjerr lot ,se më shërbejnë për të ujitur shpirtin që digjet në heshtje. Mua kurrë nuk më kanë parë të nxjerr lot.– vazhdonte të shprehej zotëria.
— Bravo moj vajzë ! Ëndrrat e tua i paske ujitur me optimizëm dhe zgjidhje për të kultivuar sukses. Askush nuk mund ta ndërtoj urën,mbi të cilën na duhet të kalojmë lumin e jetës ,përveç ne vetë .
— Po ku më njohët ju zotëri që nxorët këtë konkluzion?
— Ky ishte mesazhi qe më përcollën sytë e mi për ty moj bijë !.– Dëgjo moj vajzë; unë jam zoti Serxho,një ish pianist ,e një dështak në jetë, por…dhe filloi të heshtëte duke vazhduar me një tundje të lehtë të kokës.
— Hera e parë është që largohesh nga shtëpia,nga prindërit ?
— Po zoti Serxho — Shpresoj të jesh një vajzë e mbarë– i tha dhe e drejtoi nga dhoma ku do qëndronte. Asaj, i lanë mbresë fjalët, zëri, vështrimi melankolik me një pamje të lodhur.
— Si dëshironi tju thërras,xhaxhi Serxho apo zoti Serxho?– e pyeti Hera.Ne në Shqipëri kështu u flasim të moshuarve.
— Në radhë të parë jam xhaxhi . Më kanë bërë pesha e viteve kështu, me një lëkurë të rrudhosur ,të rrumbullakosur në kurriz ,i zbardhur i tëri,po prapë më pëlqen pleqëria se më ka bërë të jem më i lirë nuk ngutem në ecje e në veprim,në harresën e fjalë– Atëherë iu drejtua Hera.
— Z. Serxho,proçesi i plakjes nuk është gjë tjetër,veçse një proçes normal në jetën e njeriut.Me harresën e çelësave? Njeriu harron kur ka shumë gjëra të regjistruara në mendjen e tij . Për mua proçesi i plakjes ka bukurinë e vet,është pjekuria e jetës. Më lezet ka pleqëria juaj sesa shumëkujt rinia. Ata veprojnë sipërfaqësisht e ndërsa ju thelloheni në veprime e në mendimet tuaja. Ju jeni një bibliotekë e çmuar për rininë z. Serxho! — vazhdonte t’i jepte kurajo Hera.
Ai fliste ,ndërsa ajo qëndronte aty me sy të mbërthyer mbi librin që kishte Serxho dhe i dukej sikur prej atij libri,rrezatohej një si forcë magnetike që po e ndihmonte për të nxjerrë ato përgjigje nga ato pyetje që i bënte.
— Jeta moj vajzë, të shkelmon, ndërsa ti vazhdon të jesh i qetë.Do të më thuash sesi ia dal?Nuk është e vërtet se jam i qetë,nuk është se nuk thyhem dhe as nuk jam i lirë nga trishtimi,–fliste dhe bënte ndonjë pauz duke rënë në mendime.Hera vazhdonte të shihte ambientin përreth.Po vriste mendjen të kuptonte subjektin e një pikturë në mur.Njerëz me pamje të zymtë ulur në gjunjë,duke u lutur para altarit dhe në fluturim një murgeshe .Ndërsa po e vështronte në heshtje, ndjeu dorën e z. Serxho të vënë mbi sup…
— Mos u lodh moj bijë të kuptosh domethënien e saj,ha atë pak gjë që të lash se je e uritur, pastaj flasim.– iu afrua ,e preku ëmbëlsisht faqen me gisht.U krijua një heshtje e plotë. Pasi biseduan për qeranë ,ranë dakort për çmimin dhe kohën sa do të rrinte.E la të qetësohej..
— .Pas disa minutash ,drita e vetme u fik dhe mes heshtjes e errësirës së plotë,ra në gjumë.Nata kaloi shpejtë. U zgjua pasi dëgjoi erën që frynte me shkulje të tërbuara dhe rebeshin që binte pa pushim. Z. Serxho kishte zënë vend në stol ku dy qirinj ndriçonin mbi tryezë.Siduket i përdorte për lutjen e mëngjesit.Herës i mbeti mëndja te ato librat e vegjël me kapak lëkure. Pasi përshëndeti z.Serxho,u la, u kurua me kujdes dhe iu drejtua bibliotekës duke zgjatur dorën tek ato libra ,për të shuar kuriozitetin e saj.
— Mos, të lutem mos i prek !– I foli me një zë lutës ,të trembur e alarmues.
— Oh, më fal z. Serxho! — i tha si e zënë në faj por dhe e habitur.Përse vallë ato libra përbënin ndonjë sekret? — mendonte me vete Hera.Pas një pauze ,i shkoi në mendje fjala që ai i tha — ” jam pianist” — e ndoshta janë tekste të ndryshme këngësh që ai i ruante si kujtim
–Ato më japin motivin për të jetuar,më japin ndjenjë.Ato më çojnë në kujtime sa të bukura aq dhe të trishta.Më çojnë në ëndrrat e bukura të moshën pranverore. Çdo fllad që ndjeja ndërsa qëndroja pranë dritares duke luajtur në piano,fërfëriste në veshin tim zëri i asaj që ëndërroja aq shumë, për atë dashuri të pamundur platonike. Vjen një kohë e kërkojmë në memorjen tonë ato detaje të këndshme të moshës së hershme,është nostalgjia e përjetuar, vitet harrohen por jo çastet– fliste nën ritmin e çrregullt të frymëmarrjes…dhe humbi në labirinthet e memories. Dukej se gjithë kohës kishte udhëtuar në botën e mbushur plotë me shqetësime e ëndrra.Ishte njohësi më i mirë i dhimbjes, ngjasonte si një krijese e trishtë.
— Tashmë, unë po pres destinacionin e udhëtimit të gjatë që bëra gjatë gjithë kësaj jete të përkohëshme, të cilën e di se ky destinacion do të jetë fatal .Ndjente një fërfëlitje shpirti me plotë emocion që i riktheheshin në imazhe dhe vegime të asaj jete të jetuar në kohë.Pas një pauze ,e prishi heshtjen :
— A ka dashuri mëkatare, si mendon ti? A është mëkat të dashurosh? — E pyeti sëfundi
z. Serxho..
— Jo jo! Nuk di ç’të them,por mendoj se jo! Megjithatë varet se kë dashuron,ndoshta …nuk di — nuk di — dhe një drithërimë ndjeu në shpirt.
— Po si mendove ti, pse nuk ma ktheve përgjigjen?– fliste z. Serxho ndërsa ishte në pritje të përgjigjes.
— Jo z. Serxho, u përgjigja,thash jo.
— Aha, po ke të drejtë! Ashtu mendoja dhe unë, po ja që unë jam mëkatar për dashurinë e marrosur por të pastër qelibar,megjithse prap them : ” Pse më quajti Ai lart mëkatar?– dhe ngrinte dorën lart nga qielli.Ai ndoshta ka të drejtë .Ndoshta nuk më dënoi Zoti por fati.Çfarë po flas dhe unë,! Unë që nuk jam fare besimtar, kurrë nuk kam qenë aplikues i fesë me shpirt,nuk marr vesh fare nga ato punë…Shkoja në kishë vetëm për të parë një bukuri të rrallë që e mbulonte atë bukuri nën atë çarçaf të zi.Nuk e dija se kisha aq guxim, i hyra detit më këmbë. Ishte një kohë e cila është dhe sot e tillë , por ishte dhe është vendi i gabuar për dashuri.. Ëndërrimet romantike për atë vend quheshin dhe quhen ende marrëzi e mëkate. U zhyta keq moj vajzë., u rrëzova e nuk po arrij dot të ngrihem.Hera kuptoi se shpirti i tij ishte i vrarë.
— Ishte shumë e bukur z. Serxho? — iu drejtua Hera për të zgjatur bisedën me të.
— Bukurija moj vajzë ,është në sytë e atij që e sheh.Unë isha pianist në kishë ,ndërsa ajo ishte soliste por murgeshë.– Ajo quhej Luçia. — Atëherë Hera mbeti pafjalë ,vetëm i nguli sytë z. Serxho duke pritur vazhdimin e bisedës.
— E doja shumë dhe më donte shumë.Ajo dashuri më shkaktoi trazira të mëdha. Luçia nuk ishte si gjithë të tjerët. Njerëzit janë të njejtë,por është virtyti ai që bën diferencën, — fliste duke i mbushur mendjen Herës se ajo ,Luçia ishe vërtet e veçantë.
— Për hirë të dashurisë për Luçian ,shkoja në kishë fillimisht çdo të Diel e më pas çdo ditë,herë fshehurazi e herë jo.Kishte një zë si të bilbilit,sy që i ngjanin ngjyrës së detit dhe hapsirës qiellore,sy që depërtonin thellë në shpirtin tim e që komunikonim lehtë me atë shikim që dukej se të hetonte deri në thellësinë e shpirtit. Pas disa kohësh dashuria jonë ra në sy nga murgeshat e tjera ,kështu që u bëra i padëshirueshëm më në atë kishë,– dhe në mendje filloi t’i shfaqej dita e parë e njohjes me atë vajzë.Ishte një det i pafund kujtimesh,në të cilat filloi të lundronte në to. Po kalonte një nostalgji, një mall, teksa e përkundnin ato kujtime, dhe ndjente shtrëngimin e dorës së saj .Atëherë ,– vazhdoi të tregonte z. Serxho — më dërgon një letër ku më shkruante :
— I dashur Serxho! E pranoj sfidën edhe pse përbën një skandal të vërtetë për hapin tonë në dukje të gabuar.Por më parë do më duhet të bëj një provë nëse koha që do të na përflasin do të jetë e gjatë apo…dhe nuk zgjati shumë e mendimin për provë e bëri realitet.Në mëngjes , përpara se murgeshat të shkonin në mens,mori një mace dhe në qafë i lidhi një fjongo të kuqe ku në fund të saj varej një zile që tringëllonte shumë.Kur murgeshat u ulën për të ngrënë ,macja vërdallosej nëpër tavolina duke kapërcyer nga njëra tavolinë tek tjetra. Zilja e saj ushtonte papushim.Të gjitha murgeshat mbetën gojëhapur dhe nuk po arrinin të pushonin të qeshurat e tyre,ndërsa ajo vetë ,qëndroi në një qoshe dhe vështronte të gjitha reagimet e tyre. Ky humor i kësaj ngjarjeje vazhdoi jo më shumë se tre ditë.Atëherë ajo më shkruan një letër ku thuhej :
–” I dashur Serxho! Kam vendosur të guxoj për dashurinë tonë ,e cila nuk është një aventurë romantike por një dashuri platonike. Ndoshta është një lajthitje e mendjes e një guximi prej të marri,por kjo forcë e madhe shpërthimi ndjenjash vullkanike e dashurisë ,më bëri të kuptoj nevojën e lirisë së ndjenjave të ndrydhura e të ndaluara duke i quajtur “mëkat”.që prek ndjenjat e një murgeshe.Jam e dashuruar marrëzisht pas teje i dashur Serxho.Ishte miqësia ime e parë me një mashkull.Nuk dua të di më fare për asgjë ,veç dashurisë që ndjej për ty.Po hedh një hap të marrëzishëm ndoshta, por dhe marrëzitë në këtë botë,kanë lindur për t’u provuar nga njerëzit që duan të guxojnë duke thyer çdo tabu.Ashtu siç ndodh me fëmijët, sa më shumë ti rrethosh me rregulla ,aq më shumë kanë tendencën për t’i thyer ato,edhe nëse e dinë se mund të rrezikojnë. U ndjeva e pafuqishme përpara instikteve të mia, të cilat e shpërfillën arsyen time. Ti tashmë frymon në trupin tim ,në shpirtin tim.Dashuria njeh vetëm gjuhën e ndjenjave që bashkon qeniet njerëzore dhe beson në një dashuri të pastër. Kështu ,prova ime rezultoi e sukseshme,nuk do vdesim ëndërrat tona për tre ditë që do shpërthej i ashtuquajturi skandal apo mëkat.Shpresoj që Zoti im do të më falë! Amen !
Në mbrëmje në orën 12 të natës ,të pres i dashuri im Serxho.Të puth zemra jote Luçia.”
Më duhej të bëja zgjidhjen duke pasur të qartë arsyen.Më thërriste gjuha e shikimit të saj që kërkonte t’i jepja liri shpirtit,atë liri që nuk paraqiste asnjë rrezik.
— Por fati atë natë nuk ishte me ne.Sapo lëvizi atë shul të trash, të hekurt të asaj porte të madhe,ndjeu një frymëmarrje të shpeshtë e cila e bllokoi atë zemër të plagosur keq,i ndaloi ato rrahjet e saj që po bënin zemrën të shkulej nga kraharori duke e rrëzuar përdhe .Nga sytë e saj u duk një pikë loti :
— I dashur Serxho,Zoti thua më dënoi për mëkatin që bëra apo fati im i keq.? — pëshpëriti Luçia dhe sytë e saj mbetën të stampuara te sytë e mi. — mbaroi së treguari z. Serxho.
Lotët e saj tronditën çdo zemër njerëzore ,dridhej dhe vetë planeti. Pesha e dhimbjes që dhembte prej atij loti, ishte shumë e madhe. Më thërriste gjuha e shikimit të saj që kërkonte t’i jepte liri shpirtit,atë liri që nuk paraqiste asnjë rrezik.
Doja të kryeja aktin e vetëvrasjes në ato çaste,me një veprim të vetëdijshëm.
Hera i kërkoi të luante në piano.Ato emocione,ato plagë të dhimbshme e vrastare i ishin kthyer në vlera artistike.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s