Poezi nga Arjola Zadrima

Poezi nga Arjola Zadrima

 

Prrallë rrencake

Tana kalojnë n’jetë,
hapat kambadoras, kacnakët e frymë,
kicat e parë,
andrrat n’panine me djathë.
Ethet kalojnë, ndër duert e babës,
napat e qelibarta të nanës,
faqet brumçe,
buzët topolake,
g’jujt e vramë kalojnë,
n’kohën që ndër shpija me kapanxha qiejsh lamë.
Jam mësue me pa edhe trena tue nga,
dy njiherit po asnjiherë s’thashë se zhurma e shinave,
m’i shurdhoi ditët e nji jete ku s’isha.
Të dashtunit m’kaluen,
dëshirat e burrit me i puthë pulpat,
rrshina ndër trungje pem’sh të njoma,
dhe andrrat prej grueje të afshtë m’u thanë.
Stuhitë,
uraganët,
netët me dhimbë deri në ag’,
i mbaj mend diku ndër dhambë tue shtrëngue vedin.
Kalojnë retë n’shpejtësinë e erës,
drita e diellit mbi shpinë,
shiu m’lag prap heraherës,
m’kalon
gjaku ndër vena,
aortat zmadhohen,
tik-take kardiake t’rrezikshme prej syve që m’turbullojnë.
Edhe këto mure t’mermerta, nji ditë
kanë me i harrue pse i ndanë kufijtë ku ushtarët vdiqën
e kufitarët s’jetojnë,
edhe ajo jeta që m’diftojshe si prrallat e rrejshme të majit, treti ndër gishta t’njomë mbrenda guvës s’errët.
Kalojnë njerëzit që m’dëshmuen lumtuni
ndër copza ditësh t’nji trishtimi të vërtetë,
kalon krejt nji jetë,
mbi çatitë e botës,
nën hundët tona,
e na s’vejmë re asgja.

A e shef pra,
jetojmë n’anën tjetër t’kohës,
e kur ti m’thue Na,
unë kjaj, kjaj me t’madhe,
pse due që Zoti t’ndig’jojë,
e Na përnjimend,
veç nji herë nën hundë t’i kalojmë!

 

***

Kur kam ftyrën tande ndër duer,
e bukur m’duket bota,
flladi i mbramjes lodron
nën petkun e buzëve…

Kur kam ftyrën tande ndër duer,
heshtja merr formën ovale t’syve
që u ngjasojnë fenereve të farit ku asht ankorue
anija.

Kur kam ftyrën tande ndër duer,
njëmijë netët e vetmise teme
andrrojnë yjet e rame ,
veç me nji puthje…

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s