Poezi nga David Boseta

Poezi nga David Boseta

 

NËNË TERESA

Ti,
në moshën më të bukur
le pas jetën tënde,
për të ndërtuar një tjetër,
Jetën e Dashurisë Universale.

Në rrugën e errët të mjerimit
u fute me të vetmen dritë,
besimin në Jezus Krishtin.

Rrugëve të egra të Kalkutës
mbolle lulet e para të shpresës.
Fëmijëve të braktisur që në lindje,
me dashurinë e nënës,
i dhe jetë, i dhe familje.

Për të sëmurët me lebrozë
të pa shpresë, nga bota harruar,
buzëqeshja jote ilaç për dhimbjet
bekoi në lutje shpirtrat e dëshpëruar.

Për të moshuarit në prag të vdekjes
përkujdesja jote ishte dritë besimi
se parajsa ekziston,
aty ku Zoti dërgoi një engjëll si ti.

Humanizmi yt
i dha botës mësimin më të mirë.
Dashuria ushqen varfërinë,
dashuria shëron sëmundjet,
dashuria dhuron paqe, shpresë
dashuria është jetë.

Ti,
i mësove botës filozofinë e jetës.
Njerëzit nuk i ndan ngjyra as besimi
por i bashkon Dashuria.

Ti i dhe bekimin botës,
ndërsa bota Ty
të dha emrin e bekuar NËNË.

 

***

Krishtlindjet po afrohen,
qyteti vishet me rrobat më të mira,
pa harruar make-up’in shumëngjyrësh
vezullon në miliona drita.

Në lokalin tim të preferuar dëgjoj këngën All I want for Christmas is you…
Sa shkon kjo këngë me gotën e verës
dhe me shkëlqimin e syve të tu.

Vigjilje,
edhe pak ditë ky vit i lodhur
me zor i tërheq çizmet,
duket sikur proteston,
për dalje të parakohëshme në pension.

Flitet që vendin e tij e zë një çunak,
me siguri ndonjë buzëqumësht partiak.
Nejse,
(isha betuar që nuk do flas më për politikë)

Piaca frymon shpresë,
qyteti mbush mushkëritë me ajër bekimi,
rrugët lahen nga dritat e mbrëmjes,
unë vërtetë besoj në magjinë e fundvitit.

Jam i lumtur,
edhe pse cdo ditë dëgjoj të thonë që këtu nuk jetohet,
edhe pse tregtarët matrapazë abuzojnë me çmimet,
(siç nuk ndodh askund në botë).
Ndihem plot jetë,
Kjo është magjia e Krishtlindjes.

Ec,
përshëndes të njohurit e mi
dhe si pa kuptuar endem kuturú,
me vete këndoj motivin magjik
All I want for Christmas is you…!

 

***

Qesh me vete,
sa herë djalli i fryn qiriut tim.
O i mallkuar – i them, lodhesh kot,
jetën time ti s’e shuan dot.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s