Poezi nga Lumo Kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi

 

MALL

Fëmijë i pabindur më është bërë malli,
Nuk e josh dot bora,qielli i bruztë,
Ma shkund gjumin natën si i marri,
Në labirinthe ëndrrash ecim.Ç’hap i plumbtë!

Në agjencitë e reve kërkojmë biletë,
Të nisemi me erën më të parë,
Atje ku mushmolla mbledh zogj e bletë,
S’di në e ka mbaruar endjen përmbi shkallë.

Atje ku kalldrëmi ndjen mungesën,
Ku kërkon tymin e vet mes ngricave oxhaku,
Ku pyesin njëri-tjetrin shokët tek gjerbin kafetë,
Ku lumturohet syri edhe gjaku.

 

Mos prisni

që vargjet e mia të vijnë me foto shalësh,
Me sisë e buzë të fryra nga silikoni,
Me qerpikë të ngrirë, të akullt,
Me vithet zbuluar.Harroni!

Të shtrenjta i kam vargjet si dhe vajzat,
Virgjërinë le ta ruajnë për dashurinë.
Larg këmbëve të ndyra,si bora në malet e larta,
Të bardhë ngaherë e dua poezinë.

Regëtimet,rënkimet,”oh-et” dhe “ah-et”,
Përgjërimet,premtimet nën drita shandanësh,
Sofra ku turpi me bukë zë dhe hahet,
Kurrë s’i dua, ma hidhni zemrën nën putra luanësh.

Nëse tek unë nuk do të mbetet njeriu,
Në dhomat e gazit më digjni të gjallë.
Kam lidhur besë me një dritë qiriu,
Që ndezi Naimi,ky shenjt i rrallë.

 

RRUGËN MA PRET NJË KORB

Në rrobaqepësinë e heshtjes
Gjeta veshë të qepur qeveritarësh,
Sy të qepur gjykatësish,
Gojën e një populli të qepur.
Nisem me nderim para një gijotine.
Diku, në një bërrryl të mjegullt,
Rrugën ma pret një korb i dehur.

 

Tragjedi të vogla

Para syve të mi akti i fundit i një tragjedie,
E paparishkuar nga pena eskilshekspiriane.
Skena fare e thjeshtë:
Një kënd diku mes mobiljesh të vjetra
Mungon kori antik,
Pa drita,
Pa efekte,
Pa kama.
(Dialogu ia ka lënë vendin veprimit)
Subjekti:një rrjetë merimange,
Një mizë që krahët i ka të mbërthyer,
Përsipër një merimange vejushe.
(Edhe këtu nuk mungon helmi si në tragjeditë klasike.)
Më tej mendimi i nëndheshëm merr udhë:
Sa tragjedi të vogla kanë ikur pa zhurmë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s