Poezi nga Mimoza Leskaj

Poezi nga Mimoza Leskaj
 
 
Fjalët e vjeshtës
 
Pa ditur ja more vjeshtës fjalët,
i vodhe dhe ngjyrat
Nuk mendove për të?
Ajo të deshi sa mijra fjalë
të mbushi shpirtin tënd bosh.
T’u bë ëndërr e gjallë.
Pse u armiqësove me vjeshtën,
ajo s’të pati faj.
T’u ul në gjunjë,e të përkëdheli
të la një shteg e të dehu.
Dhe ti?
Ti asgjë, i ktheve krahët
se durove dot natyrën e saj
dhe të mbeti paksa qejfi.
Ta dish ,ajo do kthehet sërish
me dallditë e saj, do dalldisësh dhe ti…
 
 
 
Ringjallje monumentesh
 
 
Eh si u ngjitën majat, prej këmbësh tërhehur zvarrë
Jargavitje të pështira dhe lojra me fjalë
Prej kohrave që ngecen dhe trupash zheshur
Opingash grisur dhe shpirtra të etur.
 
Një djall e gjysëm mermeri të ftohtë
Vdekur hijesh me zë e pa zë
Kockash mbetur dhe sytë zgavra bosh
Oh, një murtajë,… dhe hi u bë.
 
Ja, monumente të ftohtë dishepuj
Ku mermeri i ftohtë gërryen gjer në fundin e tyre
Jo, Jo nuk janë si përplasje dallgësh
Por, hije frike!
 
Copa mermeri zbardhur e verdhur njëherësh
Gjer në ringjallje
Ngurtësuar nga klithje të mistershme
Tek përzienin dhimbshëm, njëra – tjetrën.
 
 
Dhjetori
 
Do pres të shpërndahen retë
Sonte nata i ka grumbulluar
Janë mbledhur e bisedojnë shtruar.
Ndoshta bëjnë fajtor dhjetorin
Me ditën shkurtuar,nga të ftohtit.
 
Pa hënën nisin e kuvendojnë
Disa yje mbi kokë u shkojnë
E ndërsa duken sikur vallzojnë
Një vendim nisin e thonë;
 
Ku është parë e dëgjuar
Ne fajtorë?
 
Dimrin nuk e shpikëm ne
Shihni mirë në shpirtin tuaj
Fshehur janë disa rë
Brenda jush një djall po fle
Ndaj dhe rrini më shumë zgjuar
 
Papritur vendimi u mor, vetëtimat dritë bënë
Shiu rrodhi si litar, era u bë suferinë
Kaq e pati dhe dhjetori, morì rrugën dalngadal
Bora zbardhi anembanë.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s