Poezi nga Sofia Doko Arapaj

Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 

Rrëmëneshtë fol…

Dua që të flas, po nuk di me kë,
vras mendjen e vrarë, të kujtoj dhe më…

-Ah, Sof o Sofije, që ndërrove besë,
humbe gjuhë e zemër, të ringjalljes shpresë,
dhe si dege tharë, dalëngadalë po vdes…

Këndoj me Rrëmënët, Sofije ci nj fëcesh,
aman, lla Sufije moj, ma kum t’ ja rrësesh…

 

Syllambyllas me diej

Shishe të thyera
më tallin përditë,
syllambyllas me diej,
gudulisem e qesh,
gudulisem e qesh….
Prej syve të Zotit,
kur përpij mirësitë,
pendët e dehjes,
mos prekin në shesh,
gudulisem e qesh…

Mos më ndihmoni të vdes…

 

Po rroj kot, o ujku

O, sa po rroj kot, o ujku,
ulëri ti ujku, ulëri,
humba derën e vathës, o ujku,
ulëri ti ujku, ulëri,
humba zërin e bariut, o ujku,
ulëri ti ujku, ulëri…
Oh,
të futem në barkun tënd, o ujku,
ulëri ti ujku, ulëri,
në vathën e hënës së plotë, pa bari,
ulëri ti ujku; uleri…të humbim të dy…!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s