Qerpikëve të hënës / Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

Qerpikëve të hënës

Ti nuk ike kurrë
dhe kur mbrëmja ngrysej në vetulla malesh,
as kur uli qepallat e ditës e kaloi rimelin e zi qerpikëve të hënës,
veç unë harruar
me disa rreze të mbledhura grimcave të fundit
atij vështrimi të rrudhosur,
që përthyej prizmeve
në iluzione hije.

Kam ftohtë lakuriqësisë yje zhveshur shkëlqimit
në maja gishtash ngrirë antarktidës
kristaleve pore bulëzuar dhimbjes
rrëshqitur hijes, së një të shkuare kujtimi.

Asnjë dritë e vetme,
vetëm shkëndija në një liman të braktisur
mjegullnajës së fshehtë
mbi direkët e thyer të anijeve
udhëtimit pa kthim.

@julja

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s