Shtëpia Botuese ” Muzgu” publikon librin “Pendimi i Helenës” të autorit Luan Meta

Shtëpia Botuese ” Muzgu” publikon librin ” Pendimi i Helenës” të autorit Luan Meta

 

HELENË TJETËR

Nga shtigje e koridore të ndryshëm dijesh, gojëdhanash, librash, legjendash, tragjedishë dhe komedishë, jo vetëm nga shkrimtarët Homeri e Eskili, Euripidi e Aristofani, por edhe nga filozofët nga Sokrati e Platoni, jo vetëm nga mitet por edhe nga historiografët e parë Herodoti dhe Tuqididi, (pra nga tërë këto e qindra të tjerë) ka mbërritur tek ne Greqia e lashtë me bëmat dhe historitë e saj. Të gjitha të ndryshme, por që ndërtojnë në përfytyrimin e botës skenëne madhe të historive të famëshme greke, me luftrat, zënkat, sherret e travajet e saj. Edhe në kohët tona moderne shkrimtarë e krijues të shumtë kanë trajtuar tema të famëshme të antikitetit grek. Gjithë ky volum krijimi, (çdo autori që vjen më pas), ia mbyll shtegun e mundësisë dhe ia zvoglon shanset për t’u marrë me historitë e vjetra të Greqisë, mbasi tashmë gjërat janë thënë e stërthënë, dhe s’ke më mundësi të thuash të reja për Greqinë e vjetër. Tashti që lexova librin e Luan Metës “Pendimi i Helenës”, e kuptova se ky autor ia kishte dalë mbanë, duke mos rënë asnjëherë në grackën e reminishencave, paraleleve të interpretimeve, apo jehonave të ngjashme. Ky autor ka kaluar nëpër rrezikun e përngjasisë, ndikimit, influencës, si vetë Odisea pranë ishullit të sirenave, dhe nuk është tunduar aspak. Ka bërë një vepër narrative krejt të veçantë, autentike, e shumë interesante. Kjo është një vepër që për shumë dimensione, (e akoma më tepër për këto që theksova më lart), duhet të përshëndetet me patjetër nga lexuesi kualitativ dhe kritika serioze.

(Ky liber doli sot nga shtypi prej Shtëpisë Botuese MUZGU)

 

Botuesi: Mark Simoni

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s