Poezi nga Hekuran Halili

Poezi nga Hekuran Halili
 
 
***
 
Në gjumë natën mundohem ta vë
se gjumi im ka humbur udhë
hingëllin jashtë era ,pelë pa frë
ç’ka s’prek me dorë, i prek me mend
 
si pelë n’afshim hingëllin jashtë era
dritaren m’tund e gjethet shkund
shpirti hamshor m’arratiset nga dera
bashkohet me erën , dot më se zë
 
kur erën t’dëgjoni me këngët magji
a duke ulëritë ,si ulkonjë këlyshhumbë
mundohuni mos zini atë, shpirtin tim
koshere pa bletë pa të ngjaj unë
 
në gjumë natën mundohem ta vë
se gjumi im ka humbur udhë
hingëllin jashtë era ,pelë pa frë
ç’ka s’prek me dorë, i prek me mend…
 
 
 
Si je Ti
 
Si je Ti,
ç’do më thuash këtë mëngjes të porsalindë?
Ish lindje e vështirë,gjithë natën vet e asistova ,
vet i pari nga mitra e natës e syri im e nxorra,
me duar lart e ngri, duke e puthur e kthyer nga drita,
nga ngazëllimi i bukurisë, i brrita:
-Gjysmën e Botës pushto ,dritëploti, i bukuri mëngjesi im!
Ai,i shëndetshëm,i gëzueshëm , i përjetshëm,
me krahët e tij e të mi, gjysmën e botës përqafon,
Lind dita.
Për njerëzit e miqtë e mi shpërndarë botës nis të më tregojë,
Pastaj, pushon të marrë frymë, më sheh thellë në sy .
– Zbritëm nga krahët ,më thotë,duke m’u lut,u lodha,
por unë se ul,ende nuk më ka thënë një fjalë për Ty.
Si je Ti…?!
Qindra kilometra larg jemi,
sa një pëllëmbë afër mbetemi.
Ngriji sytë nga drita ,e foli mëngjesit,
si je Ti, m’u përgjigj!
Ndryshe,
mëngjesi i kësaj dite ,
aty lart , mbi krahët e mi do të mbesë,
varur gjithë ditën ,si lëkurë meraku
të terret në diell…
Si je Ti…?!
 
 
 
Heshtja e natës ma mpreh dëgjimin
 
Poshtë dritares time kuaj Troje shkojnë
Një qyteti a shpirti, i gatitin pushtimin
Se kuajt e Odisesë ende s’kanë ngordhë
 
Mbi kurrize të gjakosura shekujsh, lëmsh mbledhë
Me material pabesie ndërtuar , trokojnë
Nxitoj ,ëndrrën për atdheun tim të fshehë
Të vetmen kështjellë ,që s’mund t’ma pushtojnë…
4.Ma kafshojnë përditë egërsisht
Edhe këtë pak Atdhe që m’ka mbet
Ma kafshojnë qënërisht të huajt armiq
Më keq politikanët ,që zihen si qentë…
 
 
 
Është një emër
 
Është një emër që më kujton ditët plotë dritë ,
Dhe gjithë ëndrrat që u bënë zogj e shtegëtuan.
Ka dy sy ,që edhe pa i parë ,
Më bëjnë të fërfëlloj e gulfoj si thëllënxa.
 
Është një emër ,që në moshën time të vjeshtët,
Det pa ujë e qetësi më bën, e takoj ëndrrat .
Ndaj hesht, se vetëm heshtja ka veshë të dëgjojë,
Se vetëm heshtja ka sy të shohë nga e shkuara,
Se vetëm heshtja më bën të kuptoj ,
Se s’ka kthim udha që bëra…
 
Veç për këtë dua gjithçka ,që lidhet me këtë emër,
Qe më bën të harroj të gjitha gjërat e pa bëra,
Që më mëson ta gëlltis jetën ashtu siç më vjen,
Që më mëson, se koha nuk lidhet me asgjë,
Që më mëson, se vetëm dashuritë përkohësisht ndalin atë…
 
Është një emër ,që s’rresht duke më thënë,
Se kur vdesin dashuritë, u japim më fortë rremave,
Për të mbrirë në bregun e fundit tonë,
Që si Kleopatra me durim , pa u mërzit ,na pret të gjithëve…
 
Është një emër ,që më flet, e m’i mëson të gjitha…
 
 
 
Mirë se të gjej Çamëri
 
Bilal,vëllai im,gëzohu,
S’ka më “ Lamtumirë Çamëri”,
Jam kthyer në trojet e mia stërgjyshore,
Dhe të tjerët çamë pas më vinë.
Tani ,
Të gjitha udhët tona,
Si krah gëzimi,
Zgjaten në jug,
Rrugën e kthimit na e tregojnë ,
Të vdekurit e pa varr,
Ndërsa varret stërgjyshore,
Sheshuar nga dora e të huajit,
Si barqe grash shtatzënash u frynë,
Ngarkuar nga pritja e malli,
Qajnë , qeshin, ulërinë,
Avllitë e muret e myshkuara nga marazi,
Zgjatin krahët, i përqafoj e i puth,
Gurë më gurë ,brrinjë më brrinjë,
E u them me lot në sy,
Mirë se të gjej Çamëri!
Pastaj,
Pastroj hirin në vatër,
Ku zjarrin të ndezur lamë,
Shtatëdhjetë e pesë vjet pa u fshirë.
Ndez zjarrin më shpirtin tim,
Bardha, gruaja, mbi pirosti vë kusinë,
Mëngjezin të na përgatisë…
Unë dalë në shkallë e me sy bëj numërimin,
E hipotekimin e ri.
Erën ftoj të më numërojë ullinjtë,
Vet dot si numroj, janë mbi pesëmilë,
Arat në fushën e Kestrinës ,
E kullotat në Malin e Thatë,
Ku kullosja milëra bagëti
Të sosur s’kanë…
Në këtë ekstazë gëzimi superior,
Çahet qielli e rrjedhin rrezet,
Nga ku më zbresin e ulen mbi supe,
Dymbëdhjetë perëndi.
Më marrin e shkojmë në Dodonë,
Bëjmë të bekimit ceremoni,
Mos u harrofsh e mos vdeksh kurrë,
E madhërishmja Çamëri!
Me kete bekim ,
Në Artë e Pargë shkojmë,
Vëmë sinoret e kurora me ulli,
Nga ai që priti Uliksin,
Dhe një kupë me klumësht ,
Nga gjiri i Ambrakisë pimë,
Ngjitemi në Sulin shqiptar,
Nxjerrim Marko Boçarin nga një shkëmb,
E kthehemi, hamë mëngjezin në Lopsin tim…
Bilal, vëllai im,
Hark ylberi i Çamërisë,
Ngrihu,
S’ka kohë për vdekje,
S’ka kohë për dergjëje në varr-rënkimë,
Eja me mua në këtë kthim biblik,
Ngarkuar me eshtrat e të pakallurve në shpinë,
T’ju themi këtyre viseve thesprote,
“Det me portokalle e ullinj”,
Mirë se të gjejmë Çamëri…!
 
 
***
 
Ditë për ditë e çast pas çasti
më vdesin brënda vetes shumë ëndrra e dëshira
ndaj bëhem një “ varrezë “ e madhe
dhe brënda vetes time i “ gropos “
me funerale bërë nga cipë të holla fjalësh
që më parë i kisha dashur e pikturuar me sy
veç ashtu nuk harrohen e bëhen poezi…
 
ndërsa eci në një udhë të ulërimtë gjërash
të tjera lindin e rriten ,pa më pyet fare
ndaj jam shpesh edhe një lëndinë e pa anë
që herë pas here shndrinë nga lulëzimi…
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s