Poezi nga Preng Maca

Poezi nga Preng Maca

 

pendesë

Bëje pendesën litar prej fjalësh
lidhe me kurajo, përreth qafës!

Shko drejt litarit me thjeshtësinë e plagës
I bukur, në ndëshkimim e vetes, prej fajesh…

Shkelmoje stolin poshtë
këmbëve, si pa dashje
lëkundu e vdis,
pastaj, do ta ndjesh ringjalljen!

 

vizatime…, pa dashje

as unë vetë nuk e di si ndodh kështu,e pashpjegueshme
është akti ,se si mbi një letër shpejt e shpejt,
si e nxjerr prej vezës së ngrohur nuk e di prej sa kohësh
majë lapsit më karbon të butë
merr formë një zog i trishtë, i hajthshëm,i vogël…

pastaj tek e sodis natyrën shterpë trishtohem,
ka aq pak pemë gjithandej,
të “fshihet” në një çerdhe është thuajse e pamundur
foletë e mundshme janë trembur e nga zhurmat e mëdha janë shkundur
(ku do të jetojë ky zog i shkretë?)

është puplor e krahët nuk i shkund dot për zhvendosje,
ndërsa përkundrejt tij sa shumë qenie
presin të jetë preja e tyre e ardhshme,
duke ju gëzuar asaj që unë padashje e vizatova,
thuajse krejt pa dashje!

trishtimi më mbulon e më pas i pendohem
asaj lirisë së krijimit absurd
të këtij zogu që ngjan me ëndrrën time
shpik brenda vetes intime,
për të prekur aq gjëra, që së fundmi u gëzoj vetëm dëshirën

befas pendohem,
mendoj se ndoshta do të më duhet ta fshij
për ta shpëtuar nga një e ardhme
me rrisqe të mëdha e nga kjo botë gojë -hata…

por sa e kthej kokën sërish në fletë
krijesa ime… ka dalë nga letra e bardhë
për shkak se,… sapo i dolën fletët
dhe unë tashmë e kam mendjen tek vendet ku fluturon
rreziqet e mëdha të kësaj bote të madhe
që i ha gjërat, pasi i lind krejt rastësisht
e thuajse…,krejt pa dashje!…

 

e ardhmja

Jam i sigurt,
se sytë e tu janë sytë me të dashur,
janë sytë më të bukur!

Por ka kohë që nuk mè sheh.

Hesht,
sytë i mban të …mbyllur! (?)

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s