Poezi nga Agim Desku

Poezi nga Agim Desku

 

Poezi është vetë jeta ime

Në çdo varg
Kam nga një copë shpirt
Në çdo poezi jam vetë jeta.

 

NË KRAHËT E DIELLIT

Më ç´pafajësi erdha me ty deri të dielli
E di që do të bëhem ndoshta flakë e hi
Edhe kështu jam shndërruar në vullkan të krisur
Pse më shumë i besohet njeriut fytyrë djalli.

I vetmuar dua të pi në krahët e diellit
Unë ose gota njeri do të bëhemi flakë
A ishte gabim i jetës kur fala fjalën e shenjtë
Yjeve ju lash jetën time peng për besën e shqipeve.

Fytyrën kurrë nuk e shita për asnjë çmim të kësaj bote
Pse besova kot a pse ju besova yjeve më shumë se perëndive
Këtë ma thonë sytë atëherë kur bie shi dhe lumënjtë vërshojnë
Kur deti ka stuhi dhe nuk di të udhëton pa mua dhe ty.

Edhe më korba biseda rrjedhë pa stuhi e acar
Unë i vetmuar rri në një skaj të botës i bërë zjarr
Pres gota të zbrazët duke e ngritur a zbritur
Të dytë jemi dehur dhe po bëhemi shkrumë e hi.

Nga krahët e diellit nuk ka fuqi që më zbret në tokë
Ashtu si di unë të mbaj fjalën edhe të bëhem ferri i jetës
Nëse e vërteta fshehet ajo dhemb sa tërë një jetë kujtimësh
Vetëm djajtë mos m´i bëni hyjni se zoti nuk do t´i fal asnjërin njeri.

Fytyrën time mbuloni me gotën e heshtjes që kurrë nuk di të vret
Më nxirreni nga ferri nëse pak dritë dielli e mëritoni në jetë
Kjo që ju e jetoni nuk ka lidhje as me ëndrrat kur s´kishim asnjë copë liri
Ti duash djajtë e korbat e zi më shumë se ata që ju falën jetën , është marrëzi.

 

Ç´KËNGË MË FLET DRITA E SYVE

Kalova edhe andej kah nuk kalohet
Ndalova si një luftëtar pesqind shekujve plotë beteja
A thua për cilët luftëra isha drita e syve të mij
Në cilat fitore u bëra luftëtar atdheu apo pushtues i tij.

Çfarë të them për të bukurën More
Nëse bajlozët ma kanë vrarë detin
Sytë e mi të parët ma thanë
Pse në ëndërr jeta nuk më shndërrroj.

Për ç´këngë më flet drta e syve të mij
Kur këngë më je ti më ë bukura e detit
Njëherë në jetë luftova për këtë dritë
Pushtova detra,tokë për ta bërë jetën rritë.

 

SI TA TAKOJ DIELLIN
(Diell ka përditë,varet si e gjen rrugën për ta takuar)

Edhe sa rrrugë më ka mbetur të eci
Për ta takuar diellin
Nëse betejat i kam lanë në gjysmë
Ma thuaj ti luftëtar atdheu.

Më duhet gjallë a vdekur ta takoj diellin
Më ka mungue që sa vite ngrohtësia e tij
Unë dhe deti kemi qenë gjithnjë më afër rrezeve të arta
Dhe valët na freskonin tërë trupin gjysmë lakuriq.

Acar u bëfsha nëse nuk u bëra dielli i vetëm i lirisë
Dua të gjëj udhët që më shpijnë sa me shpejt tek dielli
E di se është larg më mijëra vjet dritë
Por, të rrihet errësirave të jetës nuk dua dhe pikë.

Ende betejat i kemi lënë në gjysmë luftëtarësh
Jemi mësuar të luftohet për atdhe dhe për të bukurën e shejtë
Asnjë udhëkryq më nuk e kam udhës për të ti dielli im
E di se ku je dhe do marrë me vete trëndafilat e nëntorëve të lirisë.

Të të përqafoj për ngrohtësinë e shpirtit që në çdo kohë e gjeta tek ti
Ah,kur e mendoj edhe armikut i fale dritën e njëjtë si dritën time
Nuk mund të të falë për pa ta thënë ,edhe kurrë diell mos pafsha
Ata që vrasin çdo ditë ,një ditë do të më vrasin mua dhe ty dielli im.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s