Poezi nga Valentina Mrijaj

Poezi nga Valentina Mrijaj
 
 
NË TËNDIN EMËR
( Ramush Haradinajt)
 
Për ty nënat
Rrëzarët thonë
Pë tënden jetë
Të gjatë shumë
Të vjetrit përbetohen
Në tëndin emër
e vendit luajnë
në çdo shqiptim
Ty sokolat
Idhull të kanë, udhëheqës
E femijë kur të rriten
Ti, duan të jenë
Marigonat fshehurazi
të admirojnë
Këngë të këndojnë.
Për ty poetët
Shterrin tintë
Lakojnë penat
I thurin vargje
Tëndit nder
Tëndit emër
Nje tokë
Një Kombë
Nga krahërori yt
Frymën merr
Të ka shpresë
Shpëtimë
Ardhmëri
Ty, deri ndër seder, palcë
Frikë ta ka armiku
E miqtë e rrëmë
Kotë
Të të rrëzojnë duan
Çdo padrejtësi ndaj teje
Dëshmorët bën
Brenda varrëve
Të rrokullisën,
se Kosova je ti
Ti është një Kosovë
O faqebardhë….!
 
 
 
SHQIPONJËS SIME
 
Shqiponjë e tokës
e ngjyrës sime të kuqe
Mos u mbaj inat yjeve
por fluturo mbi Dukagjin,
se për fluturimin tënd të lirë
shumë nëna u veshën në të zi.
Oh, shqiponja ime shpatullgjerë
lëshoje orën e krenarisë
mbi kodra e fusha të Dukagjinit,
se shtrenjtë e paguam lirinë.
Ne populli që të lindi
Shqiponjë e zezë
Shqiponjë e kuqe
Moj mbretëreshë ilire
Moj kalterësi pa fund…!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s