Burri me dosje / Tregim nga Erjon Muça

Burri me dosje

 


Tregim nga Erjon Muça

– Ulu! -më tha prokurori pasi hyra në zyrën e tij tek gjykata e rrethit Durrës. Madje edhe ma përsëriti urdhrin me ton zëri prej fodulli. Isha tepër i hutuar, qe hera e dytë që po deponoja për të njëjtën ngjarje, një herë ispektorit të policisë, që më kujtonte një çoban andej nga Tepelena. Kurse ky prokurori se përse më dukej jo më tepër se një rrugaç… – Ju kemi ftuar,- vijoi ai me po të njëjtin ton prej rrugaçi,- për të ballafaquar deponimin tuaj për rastin e aksidentit rrugor që ndodhi para dy ditësh pranë kjoskës tuaj. Kur të jeni gati mund të filloni. – Përfundoi ai dhe ndezi një rregjistartor të vockël. Mu duk vetja si tek ata filmat e Hollivudit, dhe u emocionova, ndaj e nisa pak gjatë.
Ishte një mbërmje e mreullueshme Tetori, si jo rrallë në Durres. Qeshë fiksuar me vështrimin tek perëndimi kuq që vezullonte pas kurrizit të muzeumit të dëshmorëve: i mrekullueshëm. (Ai, prokurori as që më shihte, kishte marrë një dosje dhe ndërsa unë flisja ai seç lexonte). E mblodha veten vetëm kur ai ndali para xhamave të kjoskës për ti hedhur një vështrim të shpejtë atyre pak librave që mbaj aty. Unë e përshëndeta me kokë. Nuk e kam mik por njihemi, për së largu. Nisi të largohej me hapin e përhershëm, të ngadaltë, prej njeriu që do të shijojë çdo moment të jetës së vet jo në gjumë. I veshur si gjithnjë me sqimë dhe me çantën kafe, me togzë njgyrë të artë në dorën e djathtë. Ca kohë më parë kish pasur një çantë të zezë me dy togza ngjyrë argjend, por atë se kush ia vodhi e ai ia hodhi paq, se mund të kish lënë edhe puplat me atë dru që i ranë pas koke. Po e shihja dhe pse ta fsheh, e kisha zili. Ecjen, veshjen, mënyrën se si fliste, qëndronte, madje dhe si përshëndeste. Ndodhi pikërisht teksa po mendoja ato të mësipërmet kur atij i shkiti çanta nga dora dhe në përplasjen me trotuarin u hap. Era e Tetorit mori një nga letrat që dolën jashtë pas hapje së çatës dhe e përkundi në drejtim të rrugës automobilistike. Burri, pasi mblodhi me shpjetësi letrat që mbeten pranë çantës u vërsul, pa menduar gjatë, për të kapur letrën në erë. Shoferi u mundua të frenonte por nuk ia arriti dot, pasi ai iu hodh pa pritur mu tek turijtë e makinës. Unë dola me vrap, edhe shoferi i shkretë doli me vrap nga mjeti i vet dhe nisi ti binte kokës me grushta. Unë iu afrova të gjorit dhe u mundova t’i ngrija pak kokën e përgjakur. Nuk e di në më njohu apo jo, por me aq zë sa kishte më tha: ma jep pak atë, dhe me gisht më tregoi fletën e gazetës që kish ngecur tek turijtë e makinës. Unë ia dhashë dhe me letër në dorë, me ngazëllim në sy, dha shpirt në krahët e mi.
– E ju mendoni se unë jam budalla?!
– Si si se nuk ju kuptova?
– Jeni tre vetë që thoni pak a shumë të njëjtën gjë. Policat e komisariatit mund edhe ta hanë këtë gënjeshtër por unë jo!- Më tha ai dhe po më shihte sikur donte të më hante…. – Sa lek ju ka dhënë ai shoferi që të tregoni këtë farsë.
– Si guxoni ju? Kush jua jep të drejtën për të më akuzuar.
– Më detyroni ju t’u akuzoj. Vini këtu dhe me paturpësi me servirni këtë histori groteske. E di ti se çfarë kishte ajo fletë gazete?- Unë ngrita supet në shenjë mohimi: me menefregizëm.- ishte fleta numër dy e gazetës Zëri i popullit i datës 15 maj 77, e përpos budallallëqeve të kohës nuk kish asgjë për të lënë jo vetëm jetën por as edhe një sekond të sajë. Po ashtu edhe materiali i çantës është një idiotësi me brirë, vetëm gazeta të viteve 70. Do të njhesh me një copëz artiukulli? Ja dëgjoje!
Sekertari i partisë së fshatit Bubullimë e poshtëme, Tafut Kollaj, që me orë efektive pune duhet të kishte dalë dy herë në pension, në prag të daljes së merituar në pension thotë se do i bëjë një letër shokur Enver për ngritjen e moshës së pensinoit. Pasi ai ndihet ende në formë për ti dhënë akoma Partisë dhe atdheut- Më besdisi ndaj me inat u ngrita dhe i thashë.
– Unë deponimin tim e bëra, tashmë keni dy të tillë. Nëse ke diçka për të më akuzuar bëje përndryshe ju lutem të më lini rehat.
– Unë e di që deponimi juaj edhe i atyre të tjereve është i rremë, por mjerë ju nëse arrij të gjej provat. Do e hani më tepër se shoferi.- Unë dola jashtë dhe nuk ia vura veshin dërdëllitjeve të tija. Ndihesha keq, një nga intelektualët më të ndritur që kisha rastisur të njihja, kish vdekur në krahët e mi dhe tani vinte një prokuror mediokër e përbalte si njëri idiot, gjurmues fantazmash groteske. Eh ku po përfundon Shqipëria jonë!
Të nesërmen e takimit tim në prokurori, bëhej varrimi i të ndjerit. E ndjeja për detyrë morale pjesëmarrjen në ceremoni.
Aq shumë njerëz qenë mbledhur për t’i dhënë lamturmirën e fundit të ndjerit, saqë nuk i nxinte rrugina e varrezave të vjetra: i ndjeri e kish lënë amanet që më parë që ta varrosnin në një varr me të atin. Në hyrje të varrezave, ata burra me ksotume të mirë respektonin njëri-tjetrin, duke i lënë me përzemersi kalimin e kangjellsë: kaloni ju lutem. Po të ishin duke hyrë në restorant apo në ndonjë promovim pompoz do ia lëronin rrugën njëri-tjetrit?!
Mes atyre njerëzve të ndritur dallohej një meso burrë me një dosje ngjyrë vishnje. Nuk e kuptova se kujt i dha shenjë por menjëherë një varg kurorash nisën të viheshin në krye të gropës. klubi i Trutullit, klubi i Bilbilave, Klubi i gjinkallës poet, klubi i pishës piktoreske, e sa e sa të tjera, që nuk më kujtohen. Pas zallamahisë së kurorave burri me dosje doli në krye të gropës dhe të tjerët heshtën. Hapi dosjen dhe nxorri një fletë të bardhë.
Të dashur miq, shokë, kolegë! Jemi mbledhur sot për ti dhënë lamturmirën njëriut më të ndritur me të cilin kam pasur rastin të debatoj, të njoh! Do të kisha dashur që bashkë të ishim mbledhur për gjithçka por jë për këtë humbje të pamendueshme: të parakohëshme. Vdekja do vijë për të gjithë ne, madje, ndonjëherë mund të kem menduar se si mund të ndërronte jetë miku im, e kam imagjinuar të thinjur, larg në kohë. Kjo vdekje na huton, na vjedh mendimet, na vjedh njeriun, intelektualin më produktiv dhe instrutiv që jo vetëm qyteti jonë, por e gjithë Shqipëria kishte. Ai iku në momentin kur apici i punës së tij intelektule ishte në majën më të lartë, ndoshta fati e mori shpejt, pikërisht tani, që ne ta mbajmë mend gjithnjë në vetat e mendimit intelektual. Ne, unë miku im nuk do të të harroj kurrë. Nuk do harroj asnjëherë kur më thoje, pas ndonjë debati të gjatë konstruktiv: Ti je i vetmi që më vë në vështirësi miku im, dituria jote kalon përtej atij botkuptimi bazal, subkoshencial. Mik i mirë, prehu në paqe intelektual me vizion të hapur që nuk të vinte rëndë të pranoje superirioritetin e tjetrit, kur e gjeje atë.
Burri me dosje e përbylli falimin e vet dhe të ftuarit duartorkitën si në miting. Ndrëkohë që Punëtorët e agjensisë funerare nisën të ulnin arkivolin në gropë, një rrebesh Durrsak u vërsul mbi kokat tona. Eh çmë panë sytë! Burrat, me në krye burrin me dosje, veshur mirë, nisën të shtyheshin dhe vraponin si refugjatë lufte në kufijtë me tela me gjemba. Sa hap e mbyll sytë nuk mbeti më askush. ishim vetëm unë, familjarët e afërm të të ndjerit, punëtorët e agjensisë, dhe arkivoli në gropën që mbushej shpejt me ujë.

20-09-2015

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s