Kalendari poetik: Kostantin Dmitrijeviç Balmont (1867-1942) / Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

Kostantin Dmitrijeviç Balmont

Kalendari poetik: Kostantin Dmitrijeviç Balmont (1867-1942)

Poet rus, sot është data e vdekjes së tij. Për kritikën letrare mbahet nga përfaqësuesit më të shquar të simbolizmit dhe dekadentizmit rus. Lindur në një familje fisnike, nuk i mungonin mundësitë për të shëtitur nëpër botë, Egjipt, Indonezi, Meksikë, Peru etj. Revolucionin e shkurtit 1905 e priti me simpati. Kurse revolucioni bolshevik i 1917-ës, e tmerroi. U largua nga vendi dhe jetoi në Paris deri në fund të jetës. Njihet jo vetëm si poet, por edhe si përkthyes. Solli në gjuhën ruse kolosë të poezisë botërore si p.sh., Percy Bysshe Shelley, Edgar Allan Poe, Paul Verlaine dhe Charles Baudelaire. Për miqtë e mi një poezi nga poeti rus:

DRITA E HËNËS
(лунный свет)

Kur hëna shkëlqen në natën e errët
Me drapërin e saj të vetëtitur,
Se ç’më kërkon shpirti një botë tjetër,
Nga largësia ndrydhur, i cfilitur.

Pyllit futem, malin marr përpjetë,
Ëndrrave u turrem si i çmendur shpirt
Nga lart rri kundroj botën krejt të qetë
Dhe s’di si më rrjedhin lot’e hënën thith.

Kafshoj, gëlltis, këtë ndriçim të zbehtë,
Nga rrezja në rreze hidhem si kukudh
Dhe rri e mbaj vesh, këtë heshtje që flet.

Të dashurit kam larg, gjithë kjo udhë,
E huaj me luftrat e saj kjo botë
Dhe unë si fllad jam, si re e vogël.

 

© përktheu nga rusishtja Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s