Poezi nga Baki Ymeri

Poezi nga Baki Ymeri
 
 
LETËR
 
Nga Parajsa erdha ta shoh
Si e prisni driten
Në zemër të Arbërisë.
Fëshfërimë yjesh.
Muret e shtëpive të vjetra
Porsi në erdhe e mbajnë në vete
Frymëmarrjen. Qenje e gjallë,
Historia hyn dhe del nga dyert:
Bebzat i drejton drejt Kështjellës,
Ngazëllimin e mban mes oborresh,
Qetësi mbëlton mes shtatorresh,
Shtëpi lidh mes shtëpishë,
Mure lidh mes muresh,
Frymëmarrja juaj
E mban të pashuar dritën në vatër.
E gjallë, Historia rritet në erdhe,
Ndërmjet mureve,
Ajo i shpërlan teshat,
Të bardha, teshat presin:
Cfarë hijeshie!
Teshat e bardha flasin mes veti,
Zjarri kënaqet në vatra,
Njerëzit dëgjojnë ç’ thotë era në mbrëmje,
Muret dëgjojnë ç’ thonë trëndafilat në mëngjez,
Pasqyrat dëgjojnë ç`ka thotë
Shëmbëlltyra juaj në mesditë.
farë hijeshie: teshat e bardha
Rrjedhin përmes Shkumës së natës,
Shkojnë drejt detit për hatër,
Qenje e gjallë, Historia
Ta pjek bukën në Vatër.
 
 
 
USHTRIME TË VETMISË
 
Jo për pasuri
Kemi pasur nevojë
As për fuqi
Por për një dram përkëdheljeje.
E kanë thënë edhe të tjerët këtë
Duke llogaritur se prej nga e deri ku
Mund të zhytesh në shkretëtirën
E ushtrimeve të vetmisë.
Engjëlli që përkujdeset për ne
Është e vettmja krijesë e ëmbël
Që na zbut
Duke na treguar gjëra
Që nuk i kemi
Dhe duke na e fshehur
Atë që s’ do ta kemi
Asnjëherë.
 
 
 
PARAJSË
 
Nga pasuritë e kahershme
Pas tremijë vitesh
Të kanë mbetur
Vetëm arti i dashurisë
Dhe poetika e shpirtit.
Nga manifakturat e ditëve
Tani edhe syri dhe goja
Janë vetëm një fragment yti
I degdisur
Në një kthinë muzeu.
 
 
 
DELTË
 
Eja të pimë sëbashku
Nga lumturia
E këtij lumi të mundur
Që vjen nga zemra
E pyllit më të zi.
Do të vdesim që të dy
Në një deltë me yje
E cila bashkë me ne
Do të derdhet në zbrazëtirë.
Shtati yt pranë meje
Me tri krahë do të notojë
Drejt krahut të katërt
I cili – padukshëm
Do të na shtrëngojë në krahëror
Si do fëmijë të lazdëruar.
 
 
 
NDJESHMËRI
 
Kam nevojë
Për disa mijëra vjet
Për t’u revoltuar.
Erdha
Si një dritë e mesditës
Për rreth teje.
Ti ishe
Aq e etshme
Për dashuri
Saqë ma dhurove
Dinakërinë
Që të të harroj.
Gjarpër, gjarpër, gjarpër,
Pse po më ndjek
Dhe prej nga,
Prej nga e more
Atë forcë të ftohtë
Që të më shndërrosh
Në gurë të djegur të hënës?
 
 
 
O ZOT!
 
Kush është ai që la
Kaq vdektarë
Pa frikën e Zotit?
Ti po ngopesh me ëndje
Kurse ata s’kanë vecse
të zvarrnisen rrugëve,
Vdekjeve,
Shtigjeve, tempujve…
Ti po ngopesh!
Çfarë trishtimi më të madh
Po doni prej meje
O ju të pavdekshëm!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s