Poezi nga Ekrem Ajruli

Poezi nga Ekrem Ajruli

 

NË FERRQYTET

Mendime të serta, gënjeshtra pafund
Dëshpërime të befta, mornica të trishta,
Thashethënë e djallit, besimin ta tund
Frymën ta zënë, shpifjet me bishta.

Trillime rrahaderësh, fryjnë në ferrqytet
Jargavitje butakësh, ta shtojnë dyshimin
U beson kukudhëve, që hanë sojin e vet
Dhe mbi kokën time Ti lëshon mallkimin.

Në themel miqësie, kam të shenjtën fjalë
S’më hepon dot, veprimi i horrave
Udhtimin s’ma ndal, soji i përdalë
Fjalën nuk ma mbyt, krrokama e sorrave.

Aullimë e çakejve, s’ma ndal dot rrugëtimin
Prushmallin për Ty, s’ma shuan stuhia
Në zemër, në shpirt, në asht kam stis besimin
Ndaj eci stoik dhe s’më mposhtë GURRNIA.

 

***

Besëfjala e nderi lidhur në bisht skile
Ndrydhet e vërteta tmerrësisht nga rrena
Sydjalli i buzëqesh sot botës katile
Ëndrrat kafshohen nga monstrat pa krena

Shfaqen udhëqorre që çojnë në greminë
Agimet e zymta seç i vishen qiellit
Premtimet peshëguri ndërkëmbin dashurinë
Vetëm varg i Poetit shfaq dritën e diellit

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s