Shtëpia Botuese ” ADA” publikon vëllimin poetik “Më duaj” të autores Kristina Maneshi

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon vëllimin poetik “Më duaj” të autores Kristina Maneshi

Autor: Kristina Maneshi
Titulli: Më duaj
Redaktor: Delo Isufi

Botimi i parë, 2017
ISBN: 978-9928-244-64-2
Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati: 14x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Roland Lushi

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
www.botimetada.com

Cel: 068 22 190 16
Tiranë,dhjetor 2017
Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë botuese ADA

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Maneshi, Kristina
Më duaj : poezi / Kristina Maneshi;
red. Delo Isufi.
Tiranë: Ada, 2017
120 f. ; 14×20 cm.
ISBN 978-9928-244-64-2
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

 

Hyrje

Nuk ka gjë më të bukur se sa kur zhytesh në ëndërrime poetike. Duke lexuar poezitë e poeteshës Kristina Maneshi të duket sikur fluturon fushave me lule e gjelbërim pafund. Ajo, në librin e saj të parë “Më duaj…” vjen me një origjinalitet të veçantë, si një fluturë e bukur krahëshkruar, si një ëndërr magjike që kërkon të zgjatë pafundësisht. Në këto poezi spikat çiltërsia, dashuria për jetën, për njerzit, për të bukurën e pse jo për ndjenjën aq të pastër e të kulluar.
Herë-herë vargu i saj është i qetë e melodioz, herë-herë i vrullshëm, ai ngjason me valët e detit, me valëzimin e erës, me retë në qiell që garojnë me njera-tjetrën, me gurgullimën e ujvarave. Në krijimtarinë e poetes gjen dhimbje, lotë, puthje e përqafime e mbi të gjitha me rrahjet e zemrës së dashuruar.
Sa bukur tingëllojnë vargjet:

Kjo dhimbja jonë, na qënka e ëmbël,
Dhimbje që ma la shpirtin gjysmak,
Ndaj kam mësuar lloj-lloj këngësh,
Që zemrën të ta marr pak nga pak.

Në poezitë e Kristinës spikat bukur metafora, krijmtaria e saj është sa e larmishme, aq e gjerë në përmasat njerzore. Ajo u këndon luleve, stinëve te vitit, fshatit që e adhuron dhe ka puthur për herë të parë rrezet e diellit.
Poezitë e Kristinës janë si stinët e vitit, i kanë të gjitha lulet e ngjyrat dhe vargu i saj lodron bukur e rrjedhshëm në kopshtet e mëndafshta jetësore.
Poetja rend në shi e diell, në fusha e male, në fshat e qytet dhe, tek lexuesi sjell natyrën çiltërsisht.

Kjo ditë u zgjua përplot muzë,
E mua, më gjeti të përgjumur,
Dikush, tani puthet në buzë,
Një tjetër, përqafimeve ka humbur!

Ndonëse në një moshë të re, studente e juridikut, vargu i saj përfshinë një botë të madhe, ka përmasa jetësore, përshkohet nga dashuria e sinqertë.

Si prushi është kjo dashuria,
Si zog këndon në një degë bliri,

Në vargun e pastër pasqyrohen yjet, valët e detit, vesa e mëngjesit, mbrëmjet me netët e ftohta të dimrit, zjarri i oxhakut. Aty nanurisin ëndrrat, ylberët mbushin qiejt.

Më duaj sot në këtë natë plot yje,
Ngrohtësi e dashurisë të mbushë universin,
E frymë e trazuar, le të ngopë pyje,
Të përqafuar, të dehur, të presim mëngjesin.

Ndoshta kjo poezi e ngrohtë në netët plot yje e me frymë të trazuar dashurie e ka cytur poeten ta pagëzoj librin e saj tëparë “Më duaj”.
Vendlindja e poetes, Menkulasi i Devollit, që në djep e ka përkundur atë me këngët dhe traditat e bukura të asaj treve, me mikpritjen ku nuk mungon edhe rakia që aq shumë e shijonte i madhi Dritëro.

Një puthje ma vodhe atë natë,
Them se kisha qënë e pirë,
Një çast m’u duk aq i gjatë,
Sa buza më mbeti e mpirë.

Poetja në vargun e saj ka një shpirt të pasur e të pastër, të mbushur plot dashuri e ngrohtësi jetësore. Poezia e saj të deh me aromë lulesh, ajo është si nektari që ushqente perënditë, është si një ylber që qarkon tërë librin e saj.
Kristina, me penën e saj vallëzon në vargje, në muzë.

Vetminë sot e mbushëm plot muzë,
Dhe e nisëm diku larg në fluturim,
Eh… sa zgjati puthja jonë, në buzë,
Puthje që s’të lë të gjesh shpëtim.

Vargu i poetes është hoje shpirtrash, kështu shprehet ajo.

Nëpër muzg mendimet bëhen ajër,
Tek më puth e tek më përkëdhel,
Dashuria, askënd nuk ka vrarë,
Dashuria hoje shpirtrash, sjell.

Poezitë e Kristinës janë si gurgullima e përrenjve që zbresin rrëmbyeshëm nga malet, si yjet në qiellin e kthjellët, si vezullimi i diellit në ditët e vjeshtës, si drita e hënës në netët pranverore, ato janë vet shpirti i poetes i qendisur në vargje.
Tingëllimi poetik dhe metrik në librin “Më duaj” është si një melodi e bukurë marramendëse.
Kristina është origjinale në poezitë e saj, ajo është vet Kristina Maneshi.

 

Delo ISUFI

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s