Sozia im jep gjithmonë lajme që ngelin aktuale / Shkëputur nga libri me tregime ” Qiellgërvishtës pa themele” të autorit Petrit Sulaj

Tregim nga Petrit Sulaj

Sozia im jep gjithmonë lajme që ngelin aktuale

Me mua është dhe kur kujtoj se mungon. E kam pranë dhe kur mendoj të kundërtën e kësaj për të. Po kështu njësoj jeton në mua, kur është dhe nuk është pranë meje.
Ja tani ka zënë vend në karrigen ku jam ulur unë dhe po han me oreksin e pirunin tim, në një pjatë me mua. Ah, ai është i vetmi person që ka aftësinë e mrekullueshme të më shkëpusë nga zakonet. Kur më udhëheq ai, unë filloj e u vë emrin që më pëlqen gjërave e njerëzve dhe vetëm pastaj filloj e i mbush me jetë si dua unë.
Kur i dorëzohem atij, mjafton që dikush të mos më pengojë që të përdor ngjyrat, mermerin, fjalët, notat dhe unë jam i aftë të sjell në Botë diçka ndryshe, kushdoqoftë ajo, e vogël a e madhe, e mençur a teveqele, nuk ka rëndësi. Rëndësi ka ajo që po të mos më kishte udhëhequr sozia im, bota do të ishte një grimë më e varfër se sa është tani.
Ja, tani është momenti kur hyj brenda dhe ndez llampen, në një dhomë në të cilën po hyj për herë të parë në jetën time. Llampa e varur në tavan është gjigante, bën dritë për dhomën më shumë se dielli për tokën; unë ndjehem mirë për zotin, por jo sozia im. Sozia im nuk vonon, ndez një qiri dhe fillon e kërkon rreth e qark dhomës me të në dorë, nuk e di çfarë. E pyes i çuditur dhe më përgjigjet, se po qëmton të zbulojë genjeshtrat e veta. Unë e vështroj dhe shtangem kur shoh se si e bën këtë punë, me lehtesinë e skrupolozitetin e një magjistari.
Athere unë vij në vehte dhe filloj e bëj si ai. Jo se kuptoj gjë, thjesht ndjehem i kthyer né fëmijë dhe më pëlqen kjo gjë. Me një fjalë më josh shumë ai mua, më lumturon si lumturohet një kalama para gjërave që i pëlqejnë, pa u bindur më parë se kjo punë është në dobi a në dëm të tij. Kam rast të mësoj një gjë më shumë për genjeshtrat: deri një minutë më parë kisha patur ide dhe praktikë primitive për rrenat: i ruaja dhe i përdorja sa herë i vinte përshtat bashkbiseduesit tim. Nga ky moment ndërroj qendrim, pa e ditur aspak se ku do më çojë kjo sjellja ime e …

 

Shkëputur nga libri me tregime ” Qiellgërvishtës pa themele” të autorit Petrit Sulaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s