Sunita Paul, një zë poetik i endur përmes filozofisë mendim dhe kreativitetit grua / Nga: Agron Shele

Sunita Paul, një zë poetik i endur përmes filozofisë mendim dhe kreativitetit grua

“Poezia duhet të jetë shpërthimi natyror i shpirtit tonë”

Anatole France

Duke lexuar poezitë e autores indiane Sunita Paul sigurisht që mendimi më i parë të çon tek ato shpërthime magjepëse të vetë shpirtit, për të pasqyruar refleksionin e ndjesive përjetuese, por dhe paraqitur përmasën njerëzore në përballje me vetë hapësirën që e rrethon, kohën në të cilën operon dhe mendësinë që ai kërkon të shprehë, si nocion filozofik në raport me vetë ndërgjegjien që e karakterizon. Poezia është e tillë, e cila nuk njeh kufij, vjen përherë e skajshme, drejt limiteve më të fundit, si shprehishmëri por dhe elekuencë e përzgjedhjes fjalë dhe kuptimeve më të thella, gati nëndijes tonë për të mbetur përherë një aspiratë universale që tingëllon të njëjtën simfoni në të gjitha gjuhët e botës, mistizëm, mahnitje, përthyerje vizionesh dhe përsosmëri idesh e mendimi! Koleksioni poetik i Sunita Paul i referohet tablosë jetë, me të gjithë larminë dhe ngjyrimet e saj, e beftë dhe me muzikalitet fjalësh, kryesisht në forma të rregullta poetike, ku rima poetike dhe struktura e vargut ndjek ritëm të plotë dhe kuptime të mëdha, për vetë përshfaqjen njeri të natyralizuar përbrenda gjendjeve dhe emocioneve që e përshkojnë. E parë në këndvështrimin shumëdimesional të ndërtimit dhe strukturës së ngritur, mesazhit, formës (përmbajtjes) dhe gjetjeve do të kuptojmë menjëherë një poezi ndryshe, një poezi e ngritur mbi përvojë të madhe të analitikës dhe psikikës së fjalës, një poezi e konceptuar aforikisht dhe për më tepër një poezi e sugjestionit dhe teknikës më bashkohore sot. Dualizmi përmes gjendjes shpirtërore dhe asaj fizike janë dy elementet kryesore që autorja lakonizon në gjetjet e saj poetike, por dhe një fragmentizim i konceptit relativ të vetë qenësisë që formatizohet si materie përherë në lëvizje dhe kërkimit të pafund të përmbushjes së atyre vizioneve dhe përfytyrimeve që e ngrejnë në të tjera qiej dhe tjetër konfuzion për të prekur me sytë e imagjinatës të përtejskajsjmen dhe të paarritshmen. Sigurisht përvojat dhe sprovat e kaluara kurajojnë përherë udhëtimin e tij me kohën, e rrëzojnë dhe e ringrejnë për të ecur sërish, e vdesin dhe ringjallin për të ndjekur misionin e ngarkuar, që në aspektin poetik është përherë human, psikologjik por dhe filozofik dhe për më tepër një mundësi më shumë për të hapur një shteg drite, që të rrezatojë gjurmët dhe shenjat e vetë jetës së tij. Simbolika e përdorur, figuracioni dhe natyralizimi një me elementët e natyrës është një formë që produkton kolorit vargjesh, i jep kuptim honorifik fjalës dhe për më tepër e bën atë më të ndjeshmë, më prekëse dhe shumë më lançuse për lexuesin. I gjithë akuartiteti poetik i kësaj autoreje mbështetet tek metafizika e jetës, hapësirat dhe mundësitë për të deshifruar kohën dhe paskohën e saj, si relativitet i koncepteve dhe vizionit për atë që vjen dhe atë që duhet të parashtrojë si model të ri. Leximi i vargjeve poetike të fut në shtjella dhe vizualitete që shpesh përkon mes asaj përpjekjeje të endur mes qenies ose mosqenies, njohjes dhe mosnjohjes, trazimit të përhershëm që e ndjek njeriun si dallga detin dhe në kuptimin metaforik i duhet të lundrojë përjetësisht për të arritur atë breg, i cili e mban përherë e më larg rreth vetes, por që e ushqen me shpresën se patjetër mund dhe duhet ta arrijë. Një tjetër koncept poetik është dhe forma e sjellur përmes luajalitetit dhe gjuhës së imazheve surreale me të cilën autorja luan shpesh, paraqitja grafike e hijëzuar pas asaj imagjinate të thellë që e portrtizon dhe përtej hijeve për të hedhur tjetër dritëhije dhe për të prekur skajet më të fundit me frymë poetike.
Për më tepër le të ndalemi në disa poezi dhe të ndjekim kurbën e grafikës poetike, mesazhin e përcjellur por dhe shkallën e figuracionit të përdorur.

“I have no name,
Until you name me.
I have no form
Until you shape me.
I don’t exist,
Until you make me,
I am creativity………..”

Tek poezia “Kreativitet“ shprehet gjendja e dyzuar por dhe në konfrontizëm me vetë njeriun, i cili në botën përjetuese gjen hapësirën e vet për identitet ose jo, krijon dot formë (model) ose jo, për të arritur gjer në kufijtë simbolikë të dyshimit më të madh, atë të vetë egzistencës, apo thjesht mbetet një grimcë që trasmeton impulsin e dhënë, pra fragmentizim i atij shkëlqimi që në mënyrë kreative do ndiçojë përjetë. Në vargjet që pasojnë tek kjo poezi gjendja shpirtëzohet dhe fluiditeti mendim përkon me rigjallërimin, si një proçes i pandërprerë, në përsoje dhe përherë në vazhdimësi.
Tek poezia “ Unë, mua, për veten time” autorja qendërzon figurën e gruas, si një aparencë e jashtme egzotike, por me brendi dhe mendësi të hapur, e cila është përherë simbiozë e dhimbjes dhe dashurisë, e vlerave dhe profetizuese e jetës e si e tillë ajo ngrihet e shenjtërohet në fronet më të larta të perëndive.

“I may fall,
But i will rise again,
Stand firm and tall,
Withstanding all pain.”

Figura emblematike e gruas për më tepër vjen dhe si shëmbëlltyrë dhe reflektivitet i vetë autores, e cila si poeteshë e sjell atë me gjithë ornamentin që e karakterizon, por dhe me forcën e potencalin e madh si fuqi shoqërore, e cila falë angazhimit të saj emancipon dhe rigjeneron për çdo ditë civilizimin në të cilin jetojmë.
Poezia lirike është tematikë të cilën autorja e sjell përmes vargëzimeve plot dritë, sensualitet dhe elokuencës fjalës, dhe në gjithë këtë prurje ajo i përmbahet natyralizimit të ndjenjës si ndjesi e thellë shpirtërore dhe dashuri e pastër njerëzore.

“Your loving shelter protects me from all pains,
I try to hide my tears in smiles,
With you darling I can cross many more miles.
Your love makes my beauty shine,
Even when times are dark, you make me feel fine.”

Poezia “Ti dhe Unë”, është një poezi e cila e karakterizon dashurinë si formë të lartë përkryerjeje, që endet gati në përjetësi dhe udhëton me shpirtin në të gjitha stinët, në pranverën e praruar nga lulet por dhe në vjeshtën e pikuar të dhimbjes, në verën e rrezatimit të diellit por dhe në dimrin më të egër dhe si e tillë ajo mbetet bukuria dhe koloriti më i ndritshëm i gjithë ngjyrimit jetë.
Leximi i plotë i koleksionit poetik të kësaj autorje prek gamë shumë më të gjerë, të shëtit në të tjera muza, përthyen nocionin kohë dhe të zhyt në ato percepetime, të cilat vijnë si botëkuptim i mirëformuar, vizion drejt të nesërmes dhe mendim sa bashkohor po kaq dhe universal.
Sunita Paul nëpërmejet poezisë së saj vjen në arurolen letrare si mendësi kreative, e cila përmes fjalës, gjetjeve të befta artistike, kuptimeve të thella dhe filozofisë kërkon të mbartë të tjera gjurmë, të hedhë të tjerë hapa drejt universit të pafund të letërsisë botërore.

Nga: Agron Shele

Advertisements

One thought on “Sunita Paul, një zë poetik i endur përmes filozofisë mendim dhe kreativitetit grua / Nga: Agron Shele

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s