Poezi nga Fatbardha Behri Kaçi

Poezi nga Fatbardha Behri Kaçi
 
 
DHEMBJE
 
U ndezën qirinj për Florencin
buzë ujrave të Bunës
e zemrës së Shkodrës.
Shpirti dritë të fshijë keqësinë ,
njollën në ballë të Francës.
 
Nuk pati lule,
ngjyra të ëndërrave rinore..
Një lule, dy ditë bukë,
për ata që u mblodhën…
Ujërat, mençuri e kohës,
drejt detit rrodhën .
Shpresat fiken
Ujrat, ku së pari,
Florenci sytë ndriti
me jetên pagëzim.
 
Dhimbja qan me lotë zogjsh.
Mushkëritë e Marsejës
të klithin me of- et e nënave të Botës.
Barazinë, vëllazërinë, lirinë,
heshtja më shumë i vret,
të Marsejezës himn …
 
25 Dhjetor 2017
 
 
 
PEMA
 
E vrau palmën dimri
emigrante si Asimja…
Flokët ujvarë zhuritëse .
Trupi, makthe përpëlitëse .
Shpirti…coptuar i palmës-Asime…
 
Tashmë në mirazhe drithëruese,
zemra nuk rreh me dajret.
Thithur zërat e të parëve,
këngën mugulluese,
për dashurinë e Tokës,
që përpin Diellin…
 
 
 
KUR TRINGËLLIJMË GOTAT
 
Në përqafime -largime vitesh,
para se të tringëllijmë gotat,
ju lutem, një minutë heshtje…
 
Për shpirtrat e pafajshëm,
që flasin me erërat
në gërmadha të Alepos…
 
Një minutë heshtje …
për shpirtrat e paqetë,
viktima të Erenieve…
 
Ju lutem ,
një minutë heshtje – kujtesë për skamnorët .
Mbretëreshë e akullit,
ngre piedestalë…akuzë…!
 
Advertisements

One thought on “Poezi nga Fatbardha Behri Kaçi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s