Shtëpia Botuese “Milosao” publikon librin me tregime “Edeni tjetër” të autorit Edmond Shallvari / Botuesi: Agim Mato

Shtëpia Botuese “Milosao” publikon librin me tregime “Edeni tjetër” të autorit Edmond Shallvari
 
Doli nga shtypi nga shtëpia botuese “Milosao” libri me tregime i autorit Edmond Shallvari. Libri përmban 24 tregime në 170 faqe, ku spikat një vështrim i ri i naracionit, duke nxjerr në pah “veten tjetër” të personazheve të tij, një gjyq moral i brendëshëm i tyre. Përmbledhja ka për redaktor gazetarin Ndue Lazri, i cili në përcjelljen e librit thotë:
“Me krijimtarinë e Edmond Shallvarit jam njohur nëpërmjet internetit.
Duke qenë të dy në mërgim, unë në Itali e ai në Greqi, in-terneti u bë e vetmja urë lidhëse, derisa u bëmë edhe miq nëpër-mjet social network-ut më të famshëm Facebook. Pikërisht aty fillova të lexoja vjershat e tregimet e tij dhe mes morisë së pa-fund të krijimeve që publikohen në faqet e fb, vjershat dhe tre-gimet e Edmondit më tërhoqën në mënyrë të veçantë, si për ni-velin, larminë e temave e motiveve, thellësinë e figurshmërinë e mendimit, mesazhin artistik, shoqëror e filozofik që transmeto-nin tek lexuesi.
 
 
 
Edmond Shallvari
 
Hap pas hapi të miqësisë sonë, ai më dërgoi një ditë këtë vëllim me tregime, që ti, i dashur lexues, ke në dorë.
Kështu lindi bashkëpunimi dhe dëshira e mirë mes nesh, për të qenë unë redaktori dhe korrektori i librit.
Të jem i sinqertë, punë redaktori për mua kishte fare pak, se autori ka qenë njëkohësisht edhe një redaktor i mirë i veprës së tij. Kurse korrektura ishte thjeshtë një procedurë teknike, që e bëra me kënaqësi e pa e vënë re, nga që më tërhiqte përmbajtja e tregimeve.
Lidhur me librin “Edeni tjetër”?
Si redaktor, nuk më takon mua t’i bëj publicitet.
Si lexues, jua këshilloj ta lexoni, i bindur që nuk do zhgënjeheni, përkundrazi do ta kërkoni pastaj emrin e tij më shpesh nëpërmjet rafteve të librarive”.
 
Botuesi: Agim Mato
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s