ËNDRRA TË VDEKURA / Poezi nga Kujtim Hajdari

Poezi nga Kujtim Hajdari
 
 
(Sipas agjensisë ANSA.it për vitin 2017
numërohen 3.000 të vdekur në detin Mesdhe
me një mesatare 10 të vdekur në ditë,
emigrantë që kërkonin të arrinin brigjet e Evropës)
 
 
ËNDRRA TË VDEKURA
 
Dallgeët vijnë me furi të tërbuara,
Plagë e kafshime të egra në rërë,
Trupa të shprishur, të dekompozuar,
I lënë pa mëshirë, me vërtik të tërë.
 
Në Horizont të detit blu, mes kreshtave,
Mes dallgëve që rrahin e rrahin fort,
Të anijeve e ëe peshkarexhave,
Direkët duken e zhduken në sqotë.
 
Çfarë do të sjellin ata vallë sot?
Kufoma të tjera, dhimbje pa fund,
Klithma , plagë e thasë me lotë,
Një varke bosh që deti përkund.
 
Njerëzit statujë – janë mpirë,
Dhimbja ka heshtë, është balsamosur,
Në thellësinë makabre të nxirë,
Ëndrra e shpresa janë varrosur.
 
Për mbijetesë braktisën gjithçka,
Me shpresë se dikush një dorë do zgjati,
Lanë prindër, të aferm, dhimbjen e jetës,
Preh trafikantësh i përplasi fati.
 
Perëndimi mbeti një ëndërr e bukur.
Që e dogji vera me diellin zjarr,
Në kripën e nxehtë të dallgëve shkumë,
Apo e ngriu sot në të dimrit acar.
 
Njerezit zbresin, lëvizin si hije,
Thasët kufomë rreshtohen në rërë,
Vështrime të vdekura, heshtje zie,
Personazhe që duket se shkojnë në Ferr.
 
Dhe shpirt dhe zemër , kanë humbur çdo gjë,
Shpresë, ëndërr dhe emrat kanë humbur,
Në thasët kufomë jane shkruar një, dy, tre…,
Këto ditë të tmerrshme detit përkundur.
 
Nëna shtrëngon në gjoks foshnjën pa jetë,
Nuk ka më lotë ato janë shterë,
I thau vuajtja, dhimbja e ky det,
Vdekja në sytë e saj mavi – një tmerr.
 
Shikojnë thasët e qajnë pa shpresë
Fëmijët – o zot pse na solle në jetë?
Ku është nëna, babai ku është?
Për t’i lënë gjallë u bënë fli vet.
 
Një prind ulërin, shqyen ujin me thonj,
Ka humbur dy fëmije dhe gruan me to
Në cilën legjendë, në cilën këngë vaji,
Një dhimbje e madhe është parë si kjo?
 
Ku je oj botë, Evropë ku je?
Pse le të mbyten këta bij nëne,
Brenda një viti shtatore i ke,
Tre mijë të vdekur për ëndrrën tënde .
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s