Poezi nga Adelina Dardha

Poezi nga Adelina Dardha

 

***

Thoshin, se
Ajo u çmënd nga dashuria,

dhe nga dashuria
iku në një ishull të vetmuar,

me vetminë e ishullit
lindi brengat e dashurisë,

nga dashuria e brengave
e u bë një grua e hijshme,

nga hijeshia e gruas
u bë me thinja të bardha,

nga e bardha e thinjave
shkuli brinjët e fantazmave,

nga fantazma e brinjëve
ju dergjën ëndrrat e natës,

Thonë, që
Ajo akoma vazhdon dhe e do,
dhe nga dashuria
me vdekjen e tradhëton!

 

***

Ajo mbushte pusët e tharë të syve,
me kokrriza të kristalta gëzimi,
projektonte ngjyrat e të ardhmes
me rrathë të hequr hollë
plumbi,
dritëhija e një engjëlli
zgjatej nga jashtë gurëve të pagdhendur,
gjer tek rrugicat e përtejme
të botës tjetër,
mjaftonte një frymë dashurie,
që ajo ta përqafonte atë ëngjëll,
sikur të ishte matanë,
dhe të ishte kaq pranë tij!

 

***

E vrava dashurinë,
e qava pa zë në sytë e botës,
si një grua,
që i ka vdekur i shoqi!
E varrosa,
poshtë rrënjës së një peme
të vetmuar.
As dheu nuk ma treti,
por as shpirti!

 

***

Erdha dje,
që të takoja lamtumirën tënde,
të gjithë të panjohurit i përshëndeta,
ashtu siç vetëm unë dija
ua preka ngrohtësinë,
u buzëqesha për ty,
por mungesa jote
më bëri që të ndieja më shumë pranë,
duke vallëzuar me dritat e qytetit tënd,
sa harrova edhe lotët t’i derdhja për ty!

Erdha, por ti nuk erdhe,
se fjalët e mia janë bërë të palexueshme,
porta e dashurisë është vjetëruar,
heshtja e ka mbuluar pragun e derës!

Nëpër hapat e tua mbi këtë qytet eca,
për të mbjell kujtimin tim.
nëpër gjurmë të kerkova,
por nuk të gjeta,
nuk të them dot as lamtumirë!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s