Poezi nga Babeta Rexhepi

Poezi nga Babeta Rexhepi

 

Lufta jonë

Ne vazhdojmë të luajmë të njëjtën luftë
Atë mes,
Dukjes pafund dhe rehatisë
Dëshirës për të arritur dhe qetësisë
Endrrave të parealizuar dhe plotësimit
Krenarisë për pushtet dhe vetflijimit
Urrejtjen për hijet dhe dashurisë ndaj
Të qenurit.

Ne vazhdojmë luajmë të njëjtën luftë
Gjersa,
E brendshmja, të jashtmen të mundë.

 

Ti

Ti, ke lindur për të më provuar se,
fluturat mund të jetojnë
dhe brënda meje
A, se rrahje zemra ka
Por më te forta
Vetëm pranë teje

Ti, ke lindur për të më provuar se,
forcën, ndonjëhere e gjen
Dhe në sytë e tu të qeshur
A, se me një ” ti mundesh”
mund të thyej barriera
Realizime, me ke veshur

Ti, ke lindur per të më provuar
Se ne, na mban në jetë
Peshë, dashuria
Ajo e pastra e ndritshmja
Që lumturi,
prodhon me mijëra…

 

Nëse më troket në zemër

Nëse ti, do arrish t’më trokasësh në zemër
Qoftë dhe me një të lehtë psherëtimë
Do zgjosh tek unë bukuroshen e fjetur,
që prej dashurisë humbi rininë.

E do më shikosh tek rilind, ah si filiz,
a sesi portën furishëm do e hap
Do të gëzoj aq shumë veç ta dish
e s’do të pendohesh kurrë, aspak.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s