Poezi nga Bilall Maliqi

Poezi nga Bilall Maliqi

 

TË FTOHTË JANË GURËT

të ftohtë janë ata gurë të sinorit
dhe ky gurë me gropë të (pa)hapur

(ai) ftohtë i mbështjellur me ngricë
mërdhinë edhe tokën e (pa) matur
siç ngrin edhe hijet e rreshtuara

aty mbillen gjakatarët sikur therra
që kudo gërvishin e gjakosin

i ftohtë është edhe nënsh(k)trimi
që shtrihet mespërmes fytyrës së zezë.

 

S’PATI (MË) KOHË

S’pati (më) kohë për ta pritur motin e mirë
(Se) futur është në mbretërinë e mjegullës

(Sot) retë e zeza (si) me mëri janë fryrë
Presin të plasin pikla shiu mbi rrashtat tona

Ato janë të ftohta porsi ftohtësi karpatiane
Që e mërdhijnë madje edhe të madhen ngricë

S’ngeli (më) kohë për ta (ri)shfaqur atë ëndërr
Sepse është shtrydhur në legjendë përrallore.

 

E ÇASTIT

Nuk më bind e maskuara fjalë e marrë
Kur (edhe) maska flet me gjuhë të vet

Premtimin bosh të tërin e hudhi në kosh
S’ma mbush mendjen fjala besa as përralla

Jo, jo nuk mashtrohem, por veç hatrohem
Me zgjidhje t’vetme kujtojnë se tradhtohem…

 

KJO DITË E LUME

(Klestës, për një vjetorin e lindjes)

Në prehër të gjyshit
Ky engjëll qëndron
T’vetmen dëshirë
Gjyshit ia plotëson!

Kjo ditë e lume
Është me hare plot
Nga gëzimi për mbesën
Seç i rrjedhin ca lot!

Klesta e vogël
Porsi një mbretëreshë
Për ditëlindjen e parë
Vetëm buzëqeshë!

Të rrojë sa malet
Pandalur e uron
Me fjalët më të mira
Gjyshi e bekon!

 

MË PRIT…

Më prit siç (e) pret i humburi shpresën
Dhe zogjtë shtegtarë pranverën

Më prit siç (e) pret i shkuari ardhjen
Dhe pylli veshjen e gjelbëruar

Më prit siç (e) pret mërgimtari kthimin
Dhe malli mallin e zhuritur

Më prit (ti) siç (e) pret zemra zemrën
Dhe shpirti (im) shpirtin tënd të vetmuar.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s