Poezi nga Demush Mehmeti

Poezi nga Demush Mehmeti
 
 
VIJNË NA MBËRTHEJNË
 
Vijnë na mbërthejnë ca të largëta kujtime
Nostalgjia kohë e ikur vret
Në thellësi zemre fuqishëm vlon
Syri shqetësohet, shndritë flakë pishe
Gacë në mes errësire shkëlqen
Ballit të rrudhosur vala zjarrmisë shtrihet
As loti nuk falë, vjen e na viziton
Koha ecë pandalshëm, ikë
Tretet hareja tretet buzëqeshja na braktisë!
 
 
 
KISHE MENDJA BURR
 
 
Ti dhe vetëm me një buzëqeshjen tënde
Tëndën buzëqeshje
Si fëmijën e llastuar më gëzonë
Vetëm me një mrrol balli më lëndonë
E po sa keq di të hidhërohem
Mallëngjehem fort
Në pranin tënde lotin tim e ndali
Ja bëjë stop
Bëhem zemër gurë
Të dukem i fuqishëm kishe mendja burr!
 
 
 
MË RRI PËRBALLË
 
Natë dhjetori e ftohët, natë e gjatë
Hëna e varur në kupë të qillit më rri përballë
Në kupë qielli kthjelltësi loti, kristal
Mbushur me yjet, renditur një mbi një
Toka mbështjellur me petkun bardhësi bore
Si një nuse, bukuri stine, flakëron
Më të bukurës bukuri bote i shëmbëllen
Ti merrja të bardhën bardhësi që shkëlqen
Dhuroja ngrohtësin zjarr, afsh
Thyeje ftohtësin e akullt, mos të më ftohë
Të përkundëm në ëndrrën që dua vet
Më mbështjellë në gjirin prush
Në gjirin tëndë frymë jete, gurrë qumështorë.
 
 
 
MBULUAR ME QELQ
 
Të pash por si një llampë magjie, nur që ndritë
Dritë shkëlqim hyjnor që s’di me u fikë
Jo llampë aladini dëshirë e pakryer
Të pash ndezje ndezur zjarr me shpirt
Jo ndezur ndezje shkrepsë dore dhe pa dritë
S’je mbushje lëng vajguri, energji e bjerrë
Ti o llampë mbushje lëng gjaku, jetë
Buzëqeshja jote e ëmbël dhe djallin e zi pëlcet
Nga ai më i thelli shikim verbues
Dalur nga sytë e tu kaltërosh, mbuluar me qelq.
 
 
 
NGROHTËSI E SHTRIRË SHTATIT TIM
 
Sot paska rënë një shtresë bardhësi bore
Si ajo shtresë e holllë mielli dikur
Rënë mbi tē ngrohëtin prehër, times nënë
Qartë e shof këtë bardhësi ndriquese
Si këtë bardhësi shtrirë flokut tënd
Çudi, s,ndjejë ftohtësinë, tek unë nuk arrinë
Me mbanë ngrotësi e shtatit tim
Ardhur nga ajo ëndërr në kohë rinie
Nga ngrohtësi
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s