Poezi nga Dijana Toska

Poezi nga Dijana Toska

 

Mbi akull të hollë

E paska mbuluar bora
liqenin e ndjenjave të mia.

Shtresë mbi shtresë akulli
paska shtruar mbi të.

Gjërë e gjatë, gjithkah e paska mëshelë
veç një shteg të hollë e paska lënë, veç për mua.
Një, që çahet lehtë.

Hapat e mi, çajnë përpara, çelin udhë
kërcëllojnë nga të ftohtit grimcat e qenies time.
As në këtë natë të ftohtë
unë nuk e kam fort dert
sepse kah ti po vij.

Zemra ngrin e hapat e mi shpeshtohen
këmbët janë më të lehta sesa rëndom,
më të lehta se të fluturave të natës
dhe të atyre që u munduam t’i zëmë nëpër përralla.

E ndiej, e di, si një e një që bajnë dy
në copëza të imëta ka me u nda rrugica,
veç edhe një hap me e ba.

Si nëpër qelq të bluar, takash përgjakur
ta bëj edhe një hap? – veten e pyes.

Vetëm edhe një?

 

Me i folë

I fola me vargje
gjitha që nuk ia thosha n’r sy,
ja thash!

Fjalët shkyeheshin shkronjash
të tmerrueme iknin prej buzëve t’mia
kur m’puthte me sy.

Më buzëqeshte, e guximi arratisej dikah
psherëtimat lypnin një urë
ose një ballkon në Venedik
apo kudo tjetër
s’ka rëndësi
veç me i rahatue
psherëtimat për te.

Qyteti i zemres time nuk ka det
as kanale ku rrëshqasin dëshirat e kuqrremta
nëpër gondola
as dashuritë e ndalueme
nuk ndodhin
urat janë veç me e kalue lumin.

Kur ai flet
bahem memece
hec e çile gojën, o gurë
krahët më dalin prej gëzimi
edhe me fluturue mundem
veç duhet me provue.

Veshësh mshelë, prej rrapllimave të zemrës
asgjë nuk dëgjoj
nga buzët e tij
veç e lexoj rrëfimin për mua
ashtu, qysh due vet.

Pra, me vargje po të flas
se ndryshe nuk di me të thanë të due
brenda meje bahet rrëmujë
kur këto fjalë të thjeshta due me ti thanë.

Kështu i dashtun, gjanat rrjedhin vet
vargu bahet krua e rrjedh deri te ti
unë e dehur vet, të them pi
buzët i lagë dhe më sheh në sy .

Sytë e tu më thonë …………. e di!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s