Poezi nga Josif Gegprifti


Poezi nga Josif Gegprifti

 

Në lagjen e fëmijërisë

Mëngjes,
Ecja në një rrugicë të qetë
Dhe shihja në dy anët e saj,
Shtëpi të vjetra,
Kopshte me lule
Dhe vesën e argjendëruar
Në petalet e tyre.
Dritaret e shtëpive,
Dukeshin sikur prisnin krahapur
Udhëtarin e ri
Dhe njëkohësisht të vjetër
Të kësaj rrugice të heshtur.
Eci,
Mendoj
E kujtoj,
Përshendes një fytyrë të njohur
Dhe dëgjoj zërin e tij;
…Sifi, ti je?
Oh sa kohë pa u parë…!
Shtrin krahët
E më përqafon me mall,
Dhe duke ecur
S’dimë si përfunduam
Një një local
Dhe rrëkëllyem ca gota me verë.
Pastaj,
Aty biseduam e kujtuam,
Oh sa shumë gjëra kujtuam
Nga koha që kish kaluar
Dhe pamë tek njëri-tjetri
Sytë e lotuar.

Lagja ime e fëmijërisë
Sa mall kam për ty!

 

Akuarel

Ky muzg mbrëmësor,
më hodhi tutje,
në thellësinë e kujtimeve…
Eci rrugës kuturu
me shpirt të zbrazur
pa e ditur as vetë se ku.
Dashuria ime nuk ekziston më,
ka humbur viteve
mbështjellë në ndonjë kornizë
të pluhurosur,
a në ndonjë poezi.
Endet
mbi liqenin gri,
ky shi pranveror i mjegulluar
që më hodhi larg
në thellësinë e dhimbjeve…
Muzgu ka hapur portat e shpirtit.

 

Tingujt e jetës…

E dua agimin dhe fluturimin e zgalemit,
më pëlqen të dëgjoj tingujt kur shpërndahen,
të shoh vallzimin e valëve të liqenit,
majat e maleve me borë kur zbardhen.

Ku çelet një lule, është pasioni im,
botën e tërë e shoh të lëvizë,
jetën e ndjej kur vjen prej dashurisë,
dëgjoj brenda saj,tingullin e lumturisë!

Ja prek petalet lules së majit,
me tingujt melodiozë të krahve të bletës,
e ndjej aromën e erërave të malit,
rrukullisjen e viteve dhe ikjen e jetës!

E urrej vdekjen që tinzare më përgjojn,
jetën pa jetë s’e dua s’ka vlerë,
dua tingullin që pika e shiut lëshon,
në rrugët e jetës të ketë veç pranverë!

 

Vjershëzat e mia…

I mora vjershëzat e mia të vogla,
nga thellësia e fletorkave ku ishin strehuar,
një nga një si lule ato i mblodha
dhe ndjeva se me to isha i dashuruar.

I mblodha vjershëzat në një libër të vetëm,
Si fëmijë gëzohesha me to çdo ditë
ato s’kërkuan asnjë gjë tjetër,
veç pluhuri t’u hiqej,të dilnin në dritë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s