Poezi nga Manushaqe Toromani

Poezi nga Manushaqe Toromani
 
 
MALL
 
Unë u ktheva,
më pëlqen të dëgjoj sërish këngën e vjetër
lulet ende nuk janë tharë
e bari veson si në pranverë.
U ktheva, qoftë të marr një të ngrohur tek shtëpi e vjetër,
se mallin dot se shova asgjëkundi.
Asgjë nuk ish me si më parë,
por kujtimet i gjeta
më mjafton të ndjehem si dikur
Unë u ktheva e sigurtë se më presin
edhe pse me kokë mënjanë u nisa
Inat të lig nuk mbaj.
 
 
 
LOTËT E BURRIT
 
Një burrë po qante,
Unë i pashë lotët ti rridhnin faqes.
Dhe pse mundohej t’ u fshihej kureshtarëve.
Nuk dukej qaraman, Jo nuk ish i tillë.
Qaramanët kurrë si kam dashur
Të drejte ka dhe “ai,” të qajë si të gjithë,
kur i dhemb shpirti, a s’ di çkish!
As që e njihja, më erdhi keq,
por dhe më pëlqyen lotët e burrit
S’ më kishte ndodhur kurrë më parë
Një burre të shihja, në të qarë.
 
 
 
VAJZA E KOHËS B.D
 
Kaq e paqtë, e dlirtë
me sytë e engjëllit bën dritë,
kësaj errësire që dhe ditës
i ka hyrë në mes.
Si një Lule në mes të dëborës,
që ditët e dimrit, kërkon ti ngrohë
e jeta, të marrë kuptim
nga prania jote.
Kësaj kohe të ndryshkur
i duhen shumë si ty
botës që çdo ditë
të duhet t’ i përballesh.
Kaq e butë, kaq e brishtë
brenda teje forca e hekurt,
që jetës i bën sfidë.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s