Poezi nga Ollga Selmani

Poezi nga Ollga Selmani

 

Rastësitë e bukura

Në rastësitë tona të bukura,
ne ndihemi të pastër si kristale.
Mundohemi ti fshihemi vetes,
si drita e fundit, në përmbysjen e madhe.

Ne i bëjmë bisedat tona të gjata .
Flasim sikur njihemi prej një kohe të gjatë.
Flasim gjithëfarësojshëm.Pastaj papritur,
largohemi si të zënë në faj.

 

Jashtë bie borë
 
Mbi natë, bie borë .
Si fjolla dashurie bien .
Të heshtura, fjollat janë,
si fjalë të pa thëna, që nuk dihen .
 
Jashtë, bie borë .
Pak prej saj, bien mbi flokë duke lënë gjurmë,
gjurmë nga qiejtë e largët,
si përgëzime, që s’i morëm kurrë .
 
Jashtë, bie borë,
si dëshira të vyera qetësie,
që i mbajmë me kujdes, mos bëjmë zarar
e ecim, si kjo dëborë që bie.
 
 
 
Me urtësi
 
Kur nata, maramëndëse, vjen përjashta
e përmbi det, dëgjohen vetëm dallgë,
unë e vë veshin, për andej
e diç kërkoj, brigjeve të largëta .
 
Përtej dallgëve, që s’u dihet fundi,
përtej kësaj nate që ka rënë,
mbi lumë dëshirash edhe fatesh,
prej fundesh, dalin këngë .
 
Kur nata, marrëzitë i le përjashta
e kënga thellësive dëgjohet,
mbi det, yjet dalin një nga një,
me urtësi, që bota të mos zgjohet.
 
 
 
Kjo dritë
 
Kjo dritë, që zbret përmbi qytet,
përmbi hapsirat, pa kufi,
kjo dritë, që është shpërndarë e tërë,
mbi çdo njeri e çdo qelizë,
 
si lulëzim i çdo nënteksti,
që rri i strukur nëpër rrjeshta,
që pret dikë ta nxier andej,
siç del pikë e arit, nga miniera .
 
Mbi dritën, esencën e botës,
kemi ecur nëpër natë,
duke e ruajtur të pa fikur,
deri në mëngjes, imazhin e saj .
 
Kjo dritë, zbret çdo mëngjes
e vjen ashtu, e na pushton,
si frymë si shpesë e pambarimtë,
mbi ndërtimin, shkatërrimin e pendimin tonë .
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s