Poezi nga Përparim Hysi

Poezi nga Përparim Hysi

 

ZONJA ME QEN?!

O moj zonjë e atij qeni,lëre qenin t’më kafshojë
Pastaj,plaga mos më dhëmbi,vëri buzën tënde,moj!
Atë buzë aq të qeshur, atë buzë që aq më josh
Se për të aq më është tekur,sa po bredh pas teje,osh!

Bredh pas teje(s’më lë qeni),siç e sheh, zë më çkërmitet
Pa kafshuar,plaga më dhëmbi; se,papritur,plaga shpifet
Shpifet plaga nga kafshimi ( si,me vërtet,më kafshoi)
Ah,ç’po heq Përparimii! Plaga e shpifur më pikoi.

Sikur ja:u ngul një thikë( mos qe thikë kjo buza jote?)
Ajo buzë më pikë, më pikë( vallë, a e sheh,zotrote?)
Në e sheh,po nëma pak, se nuk bëhet hiç kiameti
Zë shërohet imja plagë (ah,ç’po heq unë,i shkreti!)

Ah, të lutem, nëma pak që mua plaga mos më dhëmbi
Buzën ta vë si kapak( ah,seç më bëri qeni!)
Nuk më lë që të afrohem,pastaj zonjën unë ta puth
Unë nga mosha,po moshohem; për të puthur, nuk kam turp.

 

MËKATI?!

Që nga koha e Evës dhe e Adamit
Janë bërë”mëkate” për kokrrën e namit.
Shfleto historinë (mbushur plot orgjira)
Ca tek “vegjëlia” ( më shumë në mbretërira)

Me Kur’han Muhameti marrka disa gra
Harreme me gra, ka dhe një pasha!
Sa,për mua, të duash s’bën aspak mëkat.
“Shenjtët” nëpër tempuj kanë flirtuar me gratë..

Po “burrat e shtetit”,për një vëri- varg
Zor s’e del ndonjëri, pa rënë në “mëkat”
Akcil prift flirtoi, der PAPA VOJTILA
Ndodhin realisht,por duken çudira.

Mua hiç nuk më çudisin,pa femra s’ka jetë
Jam kundër Don Zhuanëve: i urrej vërtet!
Goxha burrë KLINTONI flirtoi me Monikën*
“Budallai” jam unë që kam “frikë” Sikën! **

Mos i hap defterët:lista është e gjjatë
Femra dhe meshkuj që kanë bërë”mëkat”
Shembuj si ajzbergu ( fundi nuk i duket)
Dhe vazhdon” ahengu”: mëkati nuk zhduket!

* Monika Levinski që flirtoi me Presidentin KLINTON
** Sika- ime shoqe.

 

THIRRJE KRISHTIT!

Dy mijë vjet e ca që TI je Ringjallur
Dy mijë e ca vjet veç me ty s’jemi çmallur.
Dy mijë e ca vjet, bota keq është lidhur
Mbetën nëpër botë njerëzit duke u grindur.

Nuk grinden popujt, por janë shtetarët
Por në të gjitha sherret,shqelmat hanë”gomarët”
Dy mijë e ca vjet, bota nuk gjen qetësi
Fukarenjtë e të ndershmit sytë i mbajnë tek TI!

Ti je BIRI I ZOTIT! Ti je veç shpëtimi!
Hiq vujatjet e robit, të shpëtojë njerëzimi.
Pa ma merr kamzhikun bjeru ti shtetarëve
Se kurdisin sherre (janë skorë mëkatare)

Sherre brenda vendit, sherre dhe më tutje
Janë jo veç mëkatarësh,por dhe skortë hajdute.
Vet pasurohen, rrojnë dhe bëjnë pallë
Për fukarenjtë s’pyesin, botës i vënë zjarr.

Janë lakmimëtarë, majmur janë si derra
Nuk shohin shumicën që kërkojnë në plehra
HIdhi sy të mbi botën, ndalu në Shqipëri!
Mos e kurse kamzhikun, të lutem si PERËNDI!

Ditë për ditë veç sherre (politikanët zihen)
Lozin “kungulleshkash”(sikur për ne grinden)
Ruajnë bythën e tyre (mos humbin pasurinë)
Kamzhikun atyre, të varfërve qetësinë.

Të varfërit rreshtojnë në skalion të parë
(Veten dinë ta ruajnë; kot s’janë “ustallarë”)
Dhe mishin ha”babai”, kockat ha këlyshi
Bota mirë ta dijë:” Nesër po vjen KRISHTI!”

Nesër po vjen KRISHTI (çdo gjë e ka parë)
Ne mezi e presim(dridhuni mëkatarë!)
Mëkatarë të ndyrë,prishët SHQIPËRINË!
E drejta do fitojë… ja ky është”VENTING”.

 

E KAM KËTË “VES?!”

E kam këtë”ves” dhe,po deshe,më fal
Se ja që kam”neps” për femrën përballë
Të kam ty përballë dhe hiç nuk duroj
Dhe fare pa fjalë,shtrij krahët të pushtoj.

Ta thashë që në fillim,që mos të të vijë papritur
Nuk përdor fuqinë,se nuk jam i krisur
Por sytë i kam si masë,shoh se ç’më thonë
Dhe vihem në ngasë,se sytë s’më gabojnë.

Dhe në të pushtova,kjo ndodhi nga sytë
Jo. Nuk të sulmova, por “shkëmbyem tepsitë”
Se sytë dinë të flasin dhe “folën” aq mirë
Ç’ta shtyj më”llafin” (kaluam në”delir”)

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s