Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

MALET, THONË….

Tepër, vonë
Vdekjen e lidhi për kokë, kur tej kodrës, i iku dielli
Malet thonë
Për gurin e kullës, që shkeli mbi yll, që ra nga qielli

Ai, që i ndante fatet nëpër malësi, si t’i pagëzojnë
Lindjet e reja, që kripa i kërkonte, për bukën e lirisë
Ta gatuajnë me natë, me hirin e zjarrit, t’pikëlojnë
Frymë e nam, n’psherëtimën e madhe, t’Shqipërisë

Tepër, vonë
Për gurin e kullës, ishte edhe besa, që ia mësoi nana
Malet thonë
Nishanin burrëri, bashkë me hutën, ia kish pirë zana.

 

PASI E MORI, PLUMBI…

Nën këmbë e mbi kokë
E prekte dashuria e syve të malit, kur gjumin e kërkonte n‘shuplakë
Mes lumit, t’shtratit tokë
Kokë më kokë, me avullin e truallit, t’egjër, që syve u jepnin flakë

Donte t’kallet, nga zjarri i prushit të ndezur, prej syve të fisnikërisë
Të mos i plaste tamthi, nga fjalët, që dilnin nga gojët, me ligsi
Me gishta grithte truallin, t’i gjente xixat e strallit, n’buzë t’lumturisë
Ta prekte, me sytë e vdekjes, llavën e vullkanit, nëpër dashuri

Nën këmbë e mbi kokë
E preku dashuria, si ëndrra që iu lidh syve, të mërrte flakë nga balli
Mes lumit, t’shtratit tokë
Kur faqet i la, piktura t’pikturuara nga dhimba e pritjes, me plagë malli.

 

PËR ANKTHET, E JETËS…

Si këtë, natë
Mbi gurë t’mëkatit, dashurinë, e kishte mat me zemrën e vet
Te ahu i thatë
Ku djalli thonë banon, me xhinden e së premtes, që n’sy t’vret

E kishte puthur edhe buzën e gjaktë, për ankthet e jetës, n’lot
Me ecjet e serta, drejtë gjurmëve të gjinisë, që e pagëzuan
Me prush ndër sy, me lutje kah qielli, që e lëpinin ëndrrën e kot
T’këputej nga yjet, e t’kapërdihet, mes bukurive që e trazuan

Si këtë, natë
Nuk donte, nuri t’i soset në robëri, e shtati t’i kalbet, nën tokë
Te ahu i thatë
I la fjalët, pas krismës liri, me frymë t’fundit e nishanet n’kokë.

 

AJO, E UJËMIRËS….

M’kërkoi
Mes plagëve t’Ujëmirës, ku bekohen fatet e dashurisë
M’trazoi
Nga gjumi i ëndrrave, ku qepen, nure jete të lumturisë

Me shikim malli, m’i piu edhe thinjat e lodhura, nga moti
Si buzëqeshja e frikshme, që preket nga buzët, all
T’syve uri, që t’ndjellin për ecje, deri te pikat, dashuri loti
Pikuar nga shpirti, humbur rrugës, si puthja n’mall

M’kërkoi
Deri te takimi i parë, kur nyje na u lidhën shikimet, s’koti
M’trazoi
Mes ujit të Ujëmirës, ku më kishin pikëluar, kujtesa e loti.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s