Poezi nga Sonja Haxhia / Shkëputur nga vëllimi poetik ” Kthim me diellin”

Poezi nga Sonja Haxhia
 
 
Stuhi
 
Dëgjoj zhurmime,
ardhur trishtshëm melankonisë,
mbyturazi
nga nënkresat e memories klithmë.
Nuk kuptoj asgjë,
as rrahjet e zemres trokitur kaq fort,
si zogu rrëzuar nga foleja
e mbetur fillikat,
çapitur hapat e brishtë
frikshëm,
si qeine e sfilitur.
 
Të ndalem nuk mundem
zbathur eci e këmbët nuk zhuriten.
Mjafton veç ky kujtim i beftë,
që trupin tim e flak tutje në det
larg dritës së fanarëve,
atje ku valët trazohen
e gjaku turbullohet
stuhisë,
rënkuar më pas dhimbshëm
e tretur
shkëmbit të zbardhur agut të mëngjesit!
 
 
 
Unë iki….
 
Unë iki,
në atë perëndim të errët
drejt ishullit të shkretë
harruar,
tranzitit kohë
dhe anijeve udhëtim në të tjera dete.
 
Këmbët zvarrë i tërheq,
as gjurmë, as hapa të mos le
pa kthim pas,
tretur në regëtima zogjsh
humbur në re.
 
Unë iki
përshfaqjes time të re
duke tërhequr pelerinën jetë.
…dhe në fund, atje në ishullin e shkretë:
Një Kryq i Shenjtë më pret!
 
 
 
Shkëputur nga vëllimi poetik ” Kthim me diellin”
 
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s