Poezi nga Vasil Çuklla

Poezi nga Vasil Çuklla

 

Bariu

Qahet tufë e gjorë, për gjëmën q’e gjetë
Qahet tufë e gjorë, për çoban’ e shkretë!…
Për çoban’ q’i mjel, për çoban’ q’i qeth
Për qumshtin q’u pi, për leshin q’u vjedh!
Për thikën, që brezit, e nxjerr kur të dojë
Mos gojës së ujkut, s’do ishim njëlloj…

– I thonë njëra – tjetrës, por kush t’i dëgjojë!

 

Ti je Çudia, njeri…

Mos prit më, brez i paudhë, i pabesë,
të shohësh prej Meje, “çudi” përmbi dhe!
U tha Krishti, mes shumë që kish thënë,
gjindjes patru të mbledhur atje!…
Të dhashë mendjen të shohësh, të ndjesh, të gjykosh
Të dhashë frymën krijimit, të mundesh të rrosh
Ti je çudia, që bëra njeri! Por ti, vetveten s’e sheh!
Një, në katërqind triliard, ke shans, të frymosh!

 

Rroga e trembëdhjetë

Na e prenë, ju shtoftë Perëndia, ditët.
Për të mirën tonë, atë rrogë, na e prenë!
Kush belbet diç tjetër, e thotë çka pritët…
Eshtë rrenëtar, – besomëni, gënjen!

Meqë marrim rroga të majme, e prenë
Si puthjen jetëdhënëse, atë rrogëz, si vesë!
Të djathtë dhe të majtë, pa na parë si prenë
E trembëdhjeta rrogë, qëlloi numër ters!

 

Rrenëtar

Rre me të në shtrat.
U zhgryve, nxorre sytë.
Fshehur mbas saj, erdh çasti u zgjove.
E shite, si lavire të ndershme një natë
Zigolo i gënjeshtrës… Shkoni bashkë – vet i dytë…
Rrenëtar! Dikë vrave me rrenën që the.
Zullumqar! Dikë thellë e plagove!

Gjithkuj i bluan mulliri, ç’t’i shtjerë
Mokra bluan gjithmonë, çfarë ka mokra…
Lule e bukur gënjeshtra! Jo – s’mundem të them
Lule e bukur vërtet, por s’lidh kokrra
Lule e vyshkur … një ditë do të bjerë!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s