Poezi nga Zyba Hysa

Poezi nga Zyba Hysa

 

STINËT E PRITJES…

C’faj kam unë q’pritjen ushqen,
Ende me zjarrin e takimeve?
Askush s’e di cfarë koha bjen,
N’akord jam me stinët e pritjeve!

Dhe pritja paska katër stinë,
Në pranverë celur shpresa,
Si mijëra lule pranverës bijnë,
Spërkatur agut me bulëza vese!

Dhe vjen vera me agushinë,
Buza cahet për nj’pikë puthje,
Si një deve duroj shkretinë,
Gjer në te fundit pikë shprese!

Vjeshta… me zjarr bubullime,
Shkreptima fjalësh, bien rrufe!
Harroj etjen e verës shkretire,
U ruhem rrufeve, t’mos ha dhe!

Pas angthit vjeshtë, vjen dimri,
Ngurtëson cdo ndjenjë, asfiksi,
Qiellit shpirtit stalaktide trishtimi,
Vallë kështu ndodh në dashuri?

E pas dimrit cel shpresa përsëri,
Pranverës më shumë i besoj!
Ishte vetë maji q’solli dashurinë,
Në cdo stinë vjen më këshillon!
…………………………………………
Nëpër jetë pa mendje ecim,
Pritja kërkojn përqëndrim,
Pak, fare pak diku t’ngecim,
Dashuria s’ka më kthim!

 

PËRHERË ETUR…

Vlora më priti e malluar,
Si shpend renda drejt detit,
Por detin e gjeta të trazuar,
Malli e ka vrenjtur t’shkretin!

Hodha vështrimin mbi Sazan,
Qiellit dërgoi fjalë pas nj’rrezje,
U shkrinë nga pak retë katran,
Deti ëmbël, filloi të qeshte!

Pulëbardhat ndalën fluturimin,
Puthnin detin, deti puthte mua,
S’kam fjalë të shpreh gëzimin,
Dalin në ballkon kujtimet tua!
……………………………………………
“Si cdo ditë nisur për në punë,
Telefoni tërsëllonte, si xhind,
“Të pres buzë detit furtunë,
Furtunën vec Ti më tulit!”

Braktisa punën, erdha tek Ti,
Mbi ballkon ndezur zjarret
Aqsa Ti s’ngjasoje me njeri,
Zgalem q’përleshet me dallgët!

Unë, xhikomalja gushëverdhë,
U shndërrova edhe më e ngathët,
Kur the: “Eja, po të pres në derë…”
Dallgat e tërbuara, mbyten fjalët!

Një derë e hapur, Ti në derë!
Sytë dy diej nga pritja ndezur,
Rashë mbi dallgë si asnjëherë,
Për të mbetur… përherë etur!”

 

VEPËR E PERËNDISË

Malli ka mbushur detet,
Dhe oqeanin buzë për buzë,
Q’ujrat e globit të mos shteren,
Duhet të derdhen në tuat buzë!

Jo për t’ndjerë puthjes shije,
Ato i ndjeva netëve të Majit!
E nëpër vite, aqsa herë vije!
Mbolle n’zemër ethet e zjarrit!

Thellësive t’fsheha nën mall,
Mijëra herë të kam vulosur…!
Mbi det e oqean del si vullkan,
Mbetur n’erupsion të pasosur!

Me zjarr buzësh shkrijmë mallin,
Ujrat e tokës mbushin hapësirat,
Krijohet sërish deti… oqeani…
Retë rëndohen e palasin shirat!

Vetëm për kaq, vetëm një çast!!
T’marr energji, nga e para të nis,
Edhe po kaq vite i kaloj me gas,
Dashuria vepër e Perëndisë!!!

Malli ka mbushur detet,
Dhe oqeanin buzë për buzë,
Q’ujrat e globit të mos shteren,
Duhet të derdhen në tuat buzë!

 

HARMONI…
(FILOZOFIKE)

Thonë q’brenda qënëjes sonë,
Vjen e hyn shpirt i një tjetri…
Por si vallë tek unë qëndrojnë,
Disa Une – ja krejt më veti?

Mbase i njëjti shpirt ndër to,
Tek një shkon ëmbël ndrit,
Tek të tjerat stuhi çon,
Duke i futur në nj’orbotë!

Më e brishta vjen tek Ti,
Xhikomale zog gushëverdhë,
Sjell dhe merr plot energji,
Une – ve tjera ua derdhë!

Pak pigment dashurie, bën çudi!
Njëra Une, me krahë shqiponjë,
Në hapësirës prek udh’ misteri,
Nga largësitë kërkon t’shikojë!

Uneja tjetër zhytet si polumbare,
Të vështrojë cka s’shihet me sy,
Vjen prej thellësive me thesare,
Gjerdan perlash, ballit, shton stoli!

Une – ja nënë në disa, brenda çastit,
Herë e ëmbël ledhatare… Perëndi,
Suferinë si zgalemi… sipas rastit,
Kur dikush afrohet bijve me dredhi!

Une – ja q’më bën skënderbejane,
Është e lidhur fort me Shqipëri!
Jo të bie n’gojë të ujkut si sorkadhe,
Por të ruaj dinjitetin me zotësi!

…………………………………………………..

Mbi të gjitha, siç e thashë, Xhikomalja!
Është si tharmi q’e bën brumin të vijë!
Pa atë q’merr nga Ti… nga dritarja…
Une – t tjera, kurrë s’do kishin harmoni!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s