Udhëtimet fantastike të Armirit / Fragment nga Anila Kruti

Udhëtimet fantastike të Armirit

Zana u rrotullua disa herë pranë fytyrës së tij. Dritat e shndritshme të fustanit dhe të krahëve të saj si të një fluture e mahnitën edhe më shumë Armirin. Ajo buzëqeshi. I la në dorë një orë të vogël me disa forma të çuditshme, rrahu krahët dhe humbi në hapësirë. Armiri vështroi me kureshtje orën që vezullonte në pëllëmbën e tij. E vuri në dorë dhe ajo lëshoi një dritë të kuqe. Shtypi lehtë një prej butonave të saj dhe befas u ngrit drejt qiellit. U ngrit lart, me duart e hapura që i dukej sikur kërcente pupthi te krevati i prindërve të tij. Vështroi poshtë fushën, e cila u vesh menjëherë me një mantel të hollë ndriçues. Gurët ngjanin si perla me atë dritën e bardhë që i mbuloi. I rrahu dy-tri herë krahët dhe çau me shpejtësi të rrufeshme hapësirën. Përnjëherë u gjend mbi re. U shtri lehtas mbi një re të vogël. Këmbët i dilnin jashtë. Provoji një tjetër pak më të madhe; qëndroi një copë herë ashtu. Papritur ajo filloi të shkrihej. U rrokullis në disa re të tjera në ngjyrë rozë. Pastaj u shtri barkas. Pastaj nga e majta e mandej nga e djathta dhe, më në fund, gjeti rehati i shtrirë i tëri me kurriz në një re të bardhë të dendur, që i ngjante një elefanti. U rehatua dhe vuri duart pas kokës. Ndenji një copë herë i përhumbur, ndërsa pa që pak më tutje ishte një pemë në formë dielli, në të cilën vareshin akullore të bardha reje, të mbushura plot me qumësht. Hëngri sa u ngop dhe, ndërsa u bë gati të ikte, futi një akullore në xhep për nënën, që kushedi sa ishte lodhur atë ditë.
“Sa do të gëzohet ajo!”, mendoi.

 

Fragment nga Anila Kruti

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s