Poezi nga Daniela Xhani Kreka

Poezi nga Daniela Xhani Kreka

 

A e ke lanë dimrin…?

A e ke lanë dimrin me t’zhveshë?
Me t’i zbërthy kopsat e këmishës me duart e ftohta t’erës?
Me t’i heq ndjesitë lehtë, si çorape të holla najloni?
Me t’zbrit n’flokë si kristal bryme i lëshuar prej qielli?

A e ke lanë dimrin me t’prekë?
Me t’prekë n’qafë, ku varet një gjerdan vitesh t’rrumbullakosura? (Si rruaza t’bardha n’dritë hanës.)
Me t’prek n’pulpë t’zbathur.
Me t’u shtri i akullt ndër kambë.

A e ke lanë dimrin me t’dridhë si fill mëndafshi i ngecur n’degë?
N’degë jetës, kur heshtur fryn jugu.
E n’pasqyrë t’mjergullës, t’shohësh fytyrën tande si ia shkel synin me dashuri kohës.

A e ke falenderuar ndonjëherë dimrin,
pse asht dimër?

 

Bie shi…

Bie shi në një qytet të mugët
dhe në tendat e merkatinëve të mbrëmjes,
si shtëpi të vogla në prag festash.

Bie shi në pistën e akullt të skive
i heshtur,
i butë,
i paqtë.
Po nëse pikat do ishin germa…
A do binte poezi?

Bie shi në kortilet e pazëshme,
në grilat e drurit të mbyllura
në rrugën San Martino.
Në hapat e trazuara
dhe në sytë e thellë,
që shiu nuk i mbush dot.

Bie shi i prenotuar si biletë avioni;
në këtë datë,
në këtë orë
me patjetër…,
si një udhëtim drejt tokës.

Bie shi si ndjeshmëri post-partum,
ku gjithçka e bukur
kthehet në pasiguri
dhe pasiguria në një kyçje të vetvetes.

Bie shi në këmbanat e rënda,
në hijet e mbrëmjes,
në akrepat e orës qëndrore.
Për qytetin
për njerëzit
dhe për ditën e re, që do të lindë
nesër.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s