Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

GDHËNDUR

E ndiqja, përkulur
përsosmërisë
së luleve e gdhëndja
mbi shkëlqime
ngrohtësie falte
ç’do rrezatim?…
Pranverë
afronte mbi një ide
ikona e saj…!
Dubluar luleve i lartësoja
vlerat?…
Magjike apo mistike
Simboleve
i shtrija, lulet…, i mblidte dhe
shkulte
petalet, rezervonte
mbi dëshirat
dhe dijet!… Zbukuronin
ngjyrat…?
Plot ngrohtësi, i tejkalonte
në mefshtësinë
e shpirtit diellin
arnonte!…
Mitet, si lulet I mundonte
mbi simbolet
e bukurisë… tharë, freskive
humbisnin
se u shteronte!… Përkëdheljet
nuk njohën
dashurinë, e mbillte
me dritën
dhe lulet nënështrohen!…
Mbi gëzim.

 

SENS

Mbi çfarë lidhesh
degjenerojnë
frymëmarrjet tona…?
Udhëtojnë
Plot drit mendimi
Dhe ngrohtësie
tempullit tend, falen! …
Si një rënkim
dhurove, shpirtin
të lirë
dallgëve mbushur
e dhurove
mistere bregu apo
stere?…
Stereve, lodhur i shtrije
dhimbjet
s’i mbante, tronditjeve
mbi bashkësit
e zgjuara jetës, aq qetë
plagët ja kruan
Zbërtheji
plagët në dritë dhe
reagimin
e dashurisë zvarritur
heshtjeve!…
Shtoji… pasionet
Puhizat
dhe shqetësimet i lën
buzëve!…
Thithin dhe… shprehin
Rrokjet…?
Shenimeve zbërthyer
pa vlera
dashurie, nuk ka vizion
ky vizatim
i pa kuptimt përgjigjeve!…
Harrohet.

 

BUZËQESHJE VENITËSE

Fotogonike fotografia, si një litar i tendosur udhëtimit
ciklit ritmik të viteve më zgjon… dritë jete dhe ërrësirat
Qëndresës përkrah sendeve dhe objekteve medituese
sodisim… natyrën dhe veten misterit… transformim.

Euforia, besimi dhe trishtimi!… Udhëtojnë mbi letrën
Gdhëndur jetës pa jetë dhe… këmbëngul.
Këmbëngulim, shkujdesjes vizuale ngjyrës dhe gishtat
Reshqasin ledhatimit të rikthimit kohë…e nostalgjisë.

Sendi pa shpirt!… Rimer buzëqeshjen dhe lë trishtimin
të udhëtojë meditimit,… të vetmis ja kërkoj, letrës dhe
jetën, mbi kujtime të përzgjedhjes lartësis së ritmit,… fotografik.
Buzëqeshjen zbehëse e ftojnë mankthit, shkurtimit hipokrit!

Lëndoj shpirtin dhe letrës, lë trishtim. Mashtrimit
Ngjit shkallët e brezave, në zevendësim.
Ajo, pret shpirtrat fisnik dhe mëkatar mbi një
Varrezë dollapi ose album shtëpie,… tradhëtar!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s