Rri dhe pak… / Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

Rri dhe pak…

Mjegullimës së mbrëmjes
ujërave të errëta trazim
avitej një barkë e vonuar
mes luhatjes valë
dhe një hëne gjysmëshkëlqim,
që lehtas rrëshqiste limanit pritje
për pak paqe
nga i largëti udhëtim.

Misteri nuk i duhej,
as rrëfimet për atë që detet pushtoi
pak prehje aty bregut soditës
me sy ëndërrimtarë në kapakë smeraldesh
zhurmash të njohura
takime buzëmbrëmjesh
një dritë që depërton thellësisë ujë
e një dridhje akordash verdhësisë ngjyrë.

Endjes së shkuar rishtas
pluhurit të kozmosit
fiksuar në kolorit yjesh.
Diku ..diku ..,
mes tokës e qiellit
shkëmbit dhe erës
ujërave të turbullta
lutjes së ethshme:
Rri dhe pak të lutem!
Është ende herët…!

@julja

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s