Poezi nga Eliverta Kanina

Poezi nga Eliverta Kanina

 

KUR MOTET NDËRROHEN

Shurup bakllavaje pikojnë fjalët
Fije fije shpirti kadaif për të tjerë shpirtra
Dielli eritrocit u bë, e rrokulliset në deje
Veremi shteret në damarin e vet
Topa të artë, të kuq, të bardhë përreth meje
Në mes të gjithshkaje unë bredh i gjelbër
Deri në fundshpinë zbret një rrënqethje
Ndërrohen motet e ftojnë në dehje
Oh! Ç’impulsi i ri, në shtegun e vjetër
Një top bore më hedh fëmijëria
Me gotën e verës më vjen një puthje
I rrotulloj sytë si gogla rreth vetes
Celine Dion kumbon thelbin e jetës
Rrënqeth ky vit, që s’iku siç erdhi
Këmbanë që s’do sy Andrea Bocelli
Trafik urimesh që ulërijnë sisteme alarmi
Të përkohshëm mbi dhé, turremi të zhvasim
Është jeta në pritje që zhuritet nga malli
Është jeta në ikje që na kthen në gurë zalli
Është çasti, ai që po na lutet në gjunjë
Ai që ikën e s’kthehet
Jemi koha, ti, unë…

 

MOTIV FESTE

Është nisur një dre drejt meje qëkur
E pres, e pres e s’di kur do mbërrijë
Herë i ngrijnë mes dëborës këmbkat
Herë, pemët lidhin degët me brirët e tij.

E pres, i shtroj darkë, i këndoj këngë
Dhuratave u vë emrin e tij dhe lumturohem
S’di kush më shumë se unë, e ndien nisjen e tij
Mosmbërritjen e tij, kur vitet ndërrohen.

Më duhet një motiv të rris fëmijë të lumtur
fëmijë të ndihem edhe vetë kam nevojë
Dhuratave u gëzohemi e hareshëm besojmë
Kur mirënjohës ndjehemi për drerin në dëborë.

Është nisur një dre drejt meje të vijë
Që kur unë kam lindur, udhëton mes dëborës
Edhe kur të mos jem, do ta presin besoj
Se dreri i duhet jetës, në slitën e kohës.

Më duhet një dre, një pritje, një festë
E lumtur të ndihem, më duhet një jetë..

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s