Rudyard KIPLING (Nobël, 1907) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Rudyard KIPLING (Nobël, 1907)

Kalendari poetik: Rudyard Kipling (1865 -1936)

Më 30 dhjetor 1865 u lind në Bombej (Indi) shkrimtari dhe poeti britanik Rudyard Kipling. Mes veprave të tij numurohen “Libri i xhunglës”, “Kapitenët guximtarë”, “Nëqoftëse” etj. Akademia Mbretërore Suedeze i dha çmimin Nobel për veprat e tij në vitin 1907. Para se tè vdiste, njè gazetè botoi lajmin e rremè pèr vdekjen e Kiplingut, i cili me humor tè hollè i shkroi asaj gazete: “Sot mora vesh pèr vdekjen time nga faqet e kèsaj gazete. Lutem anulloni pajtimin tim vjetor nè gazetèn tuaj.”

NJË NË NJËMIJË

Sipas Solomonit, në njëmijë një,
Më shumë se vëlla do ta kesh.
Sado të lodhesh për të nuk është gjë,
Sepse ja vlen mundimi ta gjesh.
Nëntëqind e nëntëdhjet’e nëntë të tjerë
Të shohin si gjithë bota të sheh,
Por i njëmijti është mik me vlerë
Për ty botës vërdallë i vjen.

Ta gjesh, asgjë s’duhet të të pengojë,
Gjë prej gjëje, as lutje, premtim.
Nëntëqind e sa janë le të shkojnë
Larg syrit, punës, tëndes lavdi.
Por njëri tjetrin në gjetshi, mos pyet,
Gjithë bota s’të hyn në punë,
I njëmijti me ty noton a mbytet,
Me ty, sido të jetë ujët.

Pa lejë merre kuletën e tij
Për ç’i lypset, ai tënden përdor,
Qeshni e shëtisni si çdo ditë
Dhe me njëri tjetrin s’jeni në borxh.
Të gjithë ata nëntë qind e ca
Merren vesh me flori dhe argjënd;
I njëmijti vlen më shumë se ata,
Se i ke rrëfyer shpirtin tënd.

Bashkë në humbje dhe në fitore,
Cilado gjendje qoftë,
Në u ndodhtë ligsht, ngrihu dhe mbroje,
Se ke një arësye të fortë!
Nëntë qind e sa s’duan t’ja dinë aspak
Në je në turp, i tallur, a me gaz,
Por të njëmijtin do ta kesh në krah,
Qoftë në trekëmbësh dhe më pas!

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s