Abraham dhe Isak: Falja e një shansi të dytë Zoti dhe Jezusi: Sakrifica e dashurisë / Nga: Dr. Diana Skrapari


Abraham dhe Isak: Falja e një shansi të dytë
Zoti dhe Jezusi: Sakrifica e dashurisë
 
 
Nga: Dr. Diana Skrapari
 
Gjithcka filloi me dashuri dhe për dashurinë! Dashuria, kjo ndjenjë që zbukuron shpirtin duke e bërë atë kaq fisnik! Kjo ndjenjë lindi me shpresën se një ditë ajo do të mbretëronte duke mposhtur urrejtjen dhe dëshpërimin. Kudo ku kjo ndjenjë është përhapur janë korrur fruta të mbushura me lumturi.
Po, është e vërtetë! Dashuria gjithmonë sjell lumturi! Ajo i jep një qetësi të tillë shpirtit që duket si një zog i lirë, i cili fluturon në një qiell të pastër, pa re!
Dhe dashuria lindi me shpresën për ditë më të mira për njerëzimin! Ajo ka lindur atë natë dhjetori në një hambar në Betlehem. Një nënë mbante në zemër lumturinë e saj të pafund si universi, por zemra e saj fshinte një sekret. Kjo e bënte atë të vuante kaq shumë! Fëmija që ajo mbante në krahët e saj, ishte bekimi i njerëzimit. Por ajo e dinte se sytë e saj do të mbusheshin me trishtim. Barra që djali i saj do të mbante, do të ishte e rëndë dhe e dhimbshme. Ai do të mbante në supet e tij mëkatet, injorancën dhe padrejtësitë, indiferencën dhe heshtjen e kësaj bote përballë fatalitetit.
___________________________
-Abraham, mos e vrit birin tënd! -një zë kumboi si rrufe.
Ai e hodhi thikën e tij përtokë për ti dhënë një shans të dytë njerëzimit. Pas një kohe të gjatë kjo thikë e hedhur përtokë, goditi një të pafajshëm për 30 kacidhe.
-Eloi, Eloi, Lama Sabaktani ! grisi qiejt dhe mbretëroi errësira.
Gjaku i një të pafajshmi u derdh dhe njerëzimi gjeti shpresën, një urë që e lidhi me Atë që e donte atë aq shumë sa që Ai madje sakrifikoi Birin e tij, mishërimin e tij në tokë.
Ai vazhdonte rrugën e tij duke mbajtur mbi supe barrën e të këqijave të kësaj bote. A ia vlen të bësh një sakrificë të tillë për ata njerëz që të përçmojnë dhe të pështyjnë dhe që të trajtojnë si më të keqin e kriminelëve?
Por Ti je Shpëtimtari i tyre! A e dinë ata këtë? Pse injoranca i ka bërë ata të verbër?
 
Pse urrejtja gjeti strehë në zemrat e tyre?
Përse ka shërbyer gjithë kjo dashakeqësi?
Çfarë të keqe ju ke bërë Ti?
 
A vrave njerëz të pafajshëm?
Mos ke vjedhur?
Krimi yt i vetëm ishte se zbulove se ata nuk kishin ndjenja njerëzore!
Ti nxorre prej tyre ankthin e tyre më të madh, u zgjuan një ditë dhe panë shpirtrat e tyre të shëmtuar në një pasqyrë, panë reflektimin e tmerrshëm të shpirtrave të tyre të zbrazura nga dashuria, dhembshuria dhe ndjeshmëria.
Pështyma, fshikullimat dhe fyerjet të dhimbnin kaq shumë!
Por ata nuk shihnin dhimbjen në zemrën tënde! Ajo ishte e heshtur, memece, e padukshme! Vetëm Ati juaj mund ta ndjente atë! Zemra e tij u shkatërrua nga dhimbja!
Ai e krijoi këtë botë, këta njerëz, këtë qytet! Pse?Që ata të vrasin shkëlqimin e shpresës që mund të shpëtojë jetët e tyre! Kështu e shprehin ata mirënjohjen ndaj Tij! Ai vazhdon rrugën e tij drejt vdekjes për të shpëtuar ata që do ta vrasin për t’ju mësuar se dashuria është një ndjenjë që nuk vdes kurrë!
Lum ata që do ta ruajnë të gjallë, edhe kur bota do ti përndjekë, diskriminojë, urrejë! Kjo dritë gjithmonë do të ndriçojë rrugën e tyre për liri! Ata do të ndjehen të fortë, sepse ata do të mbajnë në zemrat e tyre të vërtetën e jetës:
Zoti është Dashuri!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s